DOSJA/ Dërgohet për gjykim ish-polici, “bënte ndere” kundrejt pagesave korruptive

DOSJA/ Dërgohet për gjykim ish-polici, “bënte ndere” kundrejt pagesave korruptive

321
0
Shares

Mbeshtetur ne materialin kallzues te derguar nga SHÇBA, ne date 03.04.2015, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka rregjistruar procedimin penal, ku referohej se, punonjesi i policise, shtetasi Edmond Jupe, ne periudha dhe kohe te ndryshme, duke shfrytezuar pozicionin e tij ne pune, nepermjet lidhjeve te ngushta ne polici dhe ne institucione te tjera u krijon favore personave te ndryshem, mes tyre dhe persona me precedente kriminale, me qellim perfitimi parave prej tyre, dyshuar vepren penale te “Korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 259 I K.Penal.
Në datë  14.07.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është caktuar ndaj Edmond Jupes, masa e sigurimit “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ekzekutuar më datë 14.07.2015  dhe mbetur në fuqi.
Nga hetimet ka rezultuar:
Ne datat 08, 09, 10, 11.04.2015 shtetasi, identifikuar me pas GJ.U ka komunikuar me Edmondin  rreth  mjetit me targe AA xxx HM. Kurse ne date 14.05.2015 kane komunikuar rreth mjetit me targe AA xxx HB. Ne vijim Edmondi i ka thene se do tia jape 100 mije lekshin kur te kthehej nga Erseka. Ne date 25.05.2015 GJ.U i kerkoi Edmondit se kur mund ti bente leket se duhet tia jepnin…Ne deklarimin e tij shtetasi GJ.U tregon se i ka dhene Edmondit 100 mije leke te vjetra per te paguar gjoben e komisionit OASH per mjetin me targe AA955HM por Edmondi nuk ia kishte paguar deri ne nje fare kohe pasi i kish shpenzuar keto para. Pasi ia ka marre keto para Gjergji e ka paguar vet kete gjobe. Ndersa per mjetin me targe AA666HB Gjergji ka marre informacion nga Edmondi se Organi Administrativ Shtetëror (OASH) kish vendosur gjobe 7 mije leke te reja dhe kete pagese e ka bere vet GJ.  Referuar deklarimit të shtetasit GJ.U, ky i fundit nuk i ka kërkuar të pandehurit ushtrim të ndikimit të paligjshëm, dhe pagesat e gjobave janë bërë konform mandateve të pagesës, pa kërkuar, premtuar apo dhënë/marrë nga asnjëri prej personave të përfshirë përfitime të paligjshme. Veprimet e Edmond Jupes në këtë rast janë drejtuar nga motive për përvetësimin e pasurisë përmes përdorimit të gënjeshtrës Nga ky deklarim rezulton se, për këtë episod i pandehuri nuk ka konsumuar elementët e veprës penale për të cilën I është njoftuar akuza, por veprimet në dëm të shtetasit GJ.U., përbëjnë elementët e veprës penale të “Mashtrimit” sipas nenit 143/1 të Kodit Penal. 
Më 10.04.2015, shtetasi, identifikuar me pas,  E.D., ka komunikuar me Edmondin rreth mjetit me targe TR5765I. Ne date 16.04.2015 ky shtetas ka komunikuar perseri me Edmondin I cili i ka thene se per shtetasin G.M. ia kish nxjerre, dhe se i kane vene 120 mije leke te vjetra gjobe dhe I shkonin 250 mije leke te vjetra me te gjitha.  Ne date 21.04.2015, Edmondi I tregon E.D. se ia kish paguar dhe se duheshin edhe dy mije leke, pasi kishte marre lejen e qarkullimit dhe i dha nje kafe asaj, dhe ato qe ngelen… Rezulton se ne date 24.04.2015, ora 10:35, ne rrugen e varrezave te Tufines Edmond Jupe u konstatua duke levizur me automjetin e tij Mercedes me targe TR xxx U dhe shkon tek nje pike servisi automjetesh dhe ka qendruar pese minuta. Ne deklarimin e tij shtetasi E.D. tregon se ne fillim te muajit Prill te ketij viti i ka kerkuar Edmondit te terheqe lejen e qarkullimit te mjetit me targe TR XXXX I, te mikut te tij G.M.. Ky I fundit eshte paraqitur ne OASH dhe ndaj tij eshte vene gjobe 12 mije leke. Edmondi i tha E.D. se gjoba me gjithe kamaten shkonte 25 mije leke. E.D. mori nga G.M. kete sasi parash dhe ia dha Edmondit, I cli me pas I ka cuar E.D ne servisin e tij lejen e qarkullimit te mjetit ne fjale, pa mandate pagese. Edmondi i tregoi E.D. se me ato para kish paguar gjoben ne OASH, dy gjoba te meparsheme te mjetit si dhe I kish dhene nje kafe nje punonjese te policise se komisariatit te policise rrugore. Sipas Vendimit date 25.03.2015, te OASH, shtetasi G.M eshte gjobitur me 12 mije leke, ndersa gjobat ndaj mjetit ne fjale qe nga viti 2013 jane me vlere gjithsej 3200 leke te reja. Evidentojme se Edmondi ka pervetesuar diferencen e parave ne kete rast, prej 9800 lekë. Veprimet e Edmond Jupes në këtë rast janë drejtuar nga motive për përvetësimin e pasurisë përmes përdorimit të gënjeshtrës. Nga ky deklarim rezulton se, për këtë episod I pandehuri nuk ka konsumuar elementët e veprës penale për të cilën I është njoftuar akuza, por veprimet në dëm të shtetasit E.D. përbëjnë elementët e veprës penale të “Mashtrimit” sipas nenit 143/1 të Kodit Penal. 
Ne date 14.04.2015, shtetasi, identifikuar me pas Qamil Doka ka komunikuar me Edmondin dhe ky I fundit I tha se I kish marre…dhe jane takuar para komisariatit te policise rrugore. Ne deklarimin e tij shtetasi Qamil Doka tregon se I ka thene Edmondit se nje shoqes se tij, duke drejtuar mjetin e saj pas nje perplasje me nje mjet tjeter, punonjes policie I kane marre dokumentet e mjetit. Me pas Edmondi eshte interesuar ne komisariat dhe ka marre keto dokumente dhe ia ka dhene Qamilit tek lokali prane komisariatit te policise rrugore.. Aty Edmondi i ka thene Qamilit…do me japesh nje kafe? dhe Qamili i ka dhene nje mije leke te reja. Nga ky deklarim rezulton se, për këtë episod i pandehuri ka konsumuar elementët e veprës penale për të cilën I është njoftuar akuza, sipas nenit 245/1, paragrafi II të Kodit Penal.  Ndërsa i pandehuri Qamil Doka ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi I të Kodit Penal, pasi i pandehuri Qamil Doka i ka dhënë të pandehurit tjetër Edmond Jupe shumën prej 1.000 lekë të rejë, si përfitimi i parregullt kundrejt premtimit të këtij të fundit për ndërhyrjen tek Organi Administrativ Shtetëror për zgjidhjen sa më të favorshme të rastit të kundërvajtjes për të cilën interesohej.
Ne date 11.05.2015, shtetasi identifkuar me pas Andrea Çollari, ka komunikuar me Edmondin dhe I ka thene  …atij i ka dale ajo per te paguar leket atje?…e dyta, atij Ismetit, leket?… Ne date 27.05.2015, Edmondi I ka thene Andrea Çollarit se do ta bente ate te atij djalit qe dilte ne komision ate dite, ia kish cuar njerit targen, I kish kthyer pergjigje se do ta bente…Ne vijim Edmondi I tregoi Andrea Çollarit se e kish marre ne telefon ai per porosine, per gjoben , nga dyqind, e kish lene njeqind mije leke, e kish bere gati. Andrea Çollari I tha se ti jepte leket dhe ti paguante dhe se do ti jepte Edmondit ndonje leke.  Edmondi I tha Andrea Çollarit qe ta merte ne telefon ate ti thoshte se nga dyqind, njeqind mije leke ia ka lene dhe ti thoshte N…. qe 20 mije leke do ti japesh Mondit . Me pas jane takuar tek puna e Andrea Çollari, ku Edmondi I ka treguar se e beri pagesen dhe se I kishte mandatet. Ne deklarimin e tij shtetasi Andrea Çollari tregon se Edmondi ka shkuar te servisi i tij i gomisterise se bashku me nje shokun e tij, te quajtur Ismet. Ky i fundit mori tek Andrea Çollari kater goma dhe i vendosi ne automjetin e tij tip Tuareg, por pagesen nuk e beri ate dite pasi do ta bente me vone se e njihte Edmondi. Me qe Ismeti po vononte pagesen Andrea Çollari ka marre ne telefon Edmondin dhe me pas Ismeti i ka paguar kater gomat ne fjale. Ne muajin Maj te ketij viti, data e sakte nuk i kujtohet, shoku i tij L.L. i tregoi se duke levizur me mjetin tip Benz Rexhina me targe TR XXX T e kishin kapur punonjes te policise rrugore dhe i kishin prere gjobe per xhama te zinj dhe i kerkoi A.C qe ti paguante gjoben dhe ti jepte ndonje kafe ndonje personi qe do te i ndihmonte. A.C foli me Edmond Jupen per gjoben e L.L, i cili i tha se gjoba ishte vendosur nga komisioni OASH Tirane ne masen 10 mije leke te reja. L.L para se te largohej ne Itali i dha Andreas 12 mije leke te reja per te paguar gjoben. Andrea Çollari I tha Mondit qe te paguante gjoben se nuk kish kohe te rije ne radhe dhe se leket do tia jepte  me pas. Edmondi i tregoi se e kish paguar gjoben 10 mije leke te reja dhe ti thoshte N… se 2 mije leke i donte Mondi. Andrea i dha Edmondit gjithsej 12 mije leke te reja.  Sipas vendimit te OASH date 27.05.2015 rezulton se ndaj shtetasit L.L. te gjobitej me 6000 leke , pasi ai qarkullon me paisje shtese, perde te pahologuara nga prodhuesi. Si perfundim provohet se Edmondi ka pervetesuar jo vetem 2 mije leke te kerkuara prej tij por edhe 4000 leke , diferencen e mbetur. Nga ky deklarim rezulton se, për këtë episod I pandehuri ka konsumuar elementët e veprës penale për të cilën I është njoftuar akuza, sipas nenit 245/1, paragrafi II të Kodit Penal.  Ndërsa i pandehuri Andrea Collari ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi I të Kodit Penal, pasi i pandehuri Andrea Collari i ka dhënë të pandehurit tjetër Edmond Jupe shumën prej 1.000 lekë të rejë, si përfitimi i parregullt kundrejt premtimit të këtij të fundit për ndërhyrjen tek Organi Administrativ Shtetëror për zgjidhjen sa më të favorshme të rastit të kundërvajtjes për të cilën interesohej.
Më 29.05.2015, shtetasi, identifikuar me pas, Nertil Lilo, ka komunikuar me Edmondin dhe  jane takuar para komisariatit te policise nr.4, ku ndodhej komisioni OASH Nr.2.  Ne deklarimin e tij shtetasi Nertil Lilo tregon se ne nje rast eshte konstatuar nga punonjes policie duke drejtuar mjetin e tij tip benz me targe AA XXX CU me shpejtesi tej normave te lejuara, dhe eshte nxjerre ne komisionin OASH, Nepermjet djalit te xhaxhait te tij, Nertili ka takuar Edmondin para komisiariatit nr.4, ku I dha Edmondit fleten e gjobes ne fjale. Ai e mori fleten e gjobes dhe e lexoi dhe tha se do shkonte tek komisioni OASH dhe do tu thoshte atyre qe te  vendosnin mase gjobe minimale. U fut ne komisariatin e policise nr.4 dhe me pas kur doli i tha qe gjoba nuk trajtohej aty por ne komisionin OASH tek komisariati i policise rrugore ne zonen Kinostudio. Shkuan te dy bashke tek ky komisariat dhe Nertili ndejti te lokali prane komisariatit , kurse Edmondi u fut brenda te zyra e komisionit OASH qe ndodhej ngjitur me hyrjen kryesore te ketij komisariati . Pas gjysem ore  Edmondi shkoi tek Nertili dhe i tha se kish folur me nje nga anetaret e komisionit OASH, pa thene emrin, dhe ndaj Nertilit do vendosnin mase gjobe minimale 8000 leke te reja dhe  do i bllokohej patenta per nje muaj . Nuk kishte njerez ne rradhe dhe Nertili u fut brenda ne zyren e komisionit OASH prane ketij komisariati. Ne komision ishin tre punonjes policie dhe me pyeten arsyen e shpejtesise , sa vjet kish drejtues mjeti, cfare pune bente. Ne fund i komunikuan vendimin e tyre mbi pezullimin e lejes se drejtimit per nje muaj dhe 8000 leke gjobe. Mori vendimin ne dore dhe doli jashte, takoi Edmond Jupen dhe i tregoi atij vendimin ne fjale. Edmondi iu drejtua dhe i tha duke i kerkuar… ndonje kafe per ata te komisionit  do me japesh …?  Nertili u ndodh ngushte para kerkeses se tij dhe i tha te priste te paguante gjoben ne poste dhe sa para ti ngeleshin do tia jepte Edmondit. Pasi beri pagesen ne poste i ngelen 4000 leke ne xhep dhe shkoi tel lokali ngjitur me komisariatin ku e priste Edmondi dhe i tha se dyzet mije leke te vjetra i kishin ngelur. Ai i tha …mi jep… dhe Nertili ia dha keto para. Pasi jane ndare nga njeritjetri, rreth ores 13.00 te asaj dite Nertili tregon se takuar perseri rastesisht me Edmondin tek semafori te Stacioni i Trenit. Edmondi tha …nuk mjaftojne ato para qe me dhe, u turperova me ata te komisionit…. Perseri Nertili e ndjevi vehte  ngushte para Edmondit dhe i dha 6 mije leke te reja. Edmondi ia mori keto para dhe i futi ne xhep dhe duke u ndare e falenderoi Nertilin. Ndërsa i pandehuri Nertil Lilo ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi I të Kodit Penal, pasi i pandehuri Nertil Lilo i ka dhënë të pandehurit tjetër Edmond Jupe shumën prej 1.000 lekë të rejë, si përfitimi i parregullt kundrejt premtimit të këtij të fundit për ndërhyrjen tek Organi Administrativ Shtetëror për zgjidhjen sa më të favorshme të rastit të kudërvajtjes për të cilën interesohej.
Pavarësisht se, krijohet bindja që, Edmond Jupe ka kryer vazhdimisht ushtrime të ndikimit të paligjshëm kundrejt përfitimit personal apo mashtrime të shtetasve të ndryshëm të interesuar për gjobat e marra, nga sa më lart argumentuar dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve paraprake rezulton e provuar se, i pandehuri Edmond Jupe ka konsumuar ndaj shtetasve Qamil Doka, Andrea Collari dhe Nertil Lilo, pra tre here veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi II i Kodit Penal. Ndërsa në rastet e shtetasve Evlad Dani dhe Gjergji Uldedaj ai ka konsumuar elementët e veprës penale të “Mashtrimit” më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 143/2 I Kodit Penal.
Ndërsa të pandehurit Qamil Doka, Andrea Collari dhe Nertil Lilo, kanë konsumuar veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi I i Kodit Penal, pasi i kanë dhënë të pandehurit Edmond Jupe përfitime monetare të paligjshme duke premtuar apo siguruar aftesine per te nderhyre dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm nga i pandehuri Edmond në rastet e marra në shqyrtim nga Organi Administrativ Shtetëror për shkeljet nga të interesuarit të rasteve të kundërvajtjeve rrugore të përshkruara më sipër.

Të akuzuarit


1. Edmond Jupe, lindur më 1979, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi II i Kodit Penal, tre here dhe “Mashtrimi” të parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal


2. Nertil Lilo, lindur më 1991, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi I i Kodit Penal.


3. Qamil Doka, lindur më 1991, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi I i Kodit Penal


4. Andrea Çollari, lindur më 1989, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, I identifikuar me letërnjoftim
nr. 031806964 të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi I i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY