Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përgjimet e shqiptarëve të ISIS: Hajde për Bajram e të shkojmë në parajsë nëse Allahu do!

02/12/2015
Përgjimet e shqiptarëve të ISIS: Hajde për Bajram e të shkojmë në parajsë nëse Allahu do!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Media italiane ka publikuar një pjesë të bisedave të përgjuara mes një grupi shqiptarësh të dyshuar për tërrorizëm që u arrestuan dje përgjatë operacionit “Van Dam” të kryer njëkohësisht në Kosovë dhe Itali.

Në një prej bisedave të kryera në Inbox njëri nga personat e arrestuar thotë: Do të shkoj tek Lavdërimi nëse Allahu do. Jam i trishtuar pasi shoh se është shumë keq dhe Allahu e mbron sepse ai është shpirti i Sharias. Allahu është i madh, transmeton Ora Neës.

Biseda e përgjuar nga Policia italiane në internet

“1-Do të shkoj te Lavdrimi nesër (Muhaxheri) nëse Allahu do, pasi jam i trishtuar e shoh se ai ndjehet keq e Allah ta mbroj se Ai është shpirti i Sheriatit

1- Allahu është i Madh

2- Bëji të fala nga unë, mos harro

1- Do t’i bëj vëlla, të fala ke dhe ti..”

1-Se Allahu do e ti je i mirë vetëm për në front, hajde këtu për Bajram e të shkojmë në parajsë, do të kënaqemi vëlla, hajde nëse Allahu do.”

Biseda tjetër online pas sulmeve në Francë.

“Zoti shkatërroftë Francën o Zot, që deri dje avionët e saj kanë lëshuar mbi Siri karamele…”

“Allahu është i madh, se Zoti do nesër 1500 të tjerë…”

Vëllai im nuk është terrorist

Më pas kosovari Imshiti është shprehur se “Vëllai i tij nuk është terrorist. Është një djalë që punon çdo ditë”.

“Unë jam një person i lirë” ka thënë ai, e mund të garantoj për tim vëlla. Është një djalosh që punon çdo ditë nga ora 5 e mëngjesit deri më 6 të mbrëmjes.”

Kërcenohet gazetari italian

Kanali televiziv “Tgcom24” përcjell informacionin se gazetari i tyre Enrico Fedoci është kërcënuar me fjalë të dhunshme nga vëllai tjetër i dy vëllezërve Imshiti të arrestuar gjatë ditës së djeshme me akuzën e pjesëmarrjes në një celule që mbështet terrorizmin islamik e nxit urrejtjen racore.

Gazetari i “Tgcom24” ka tentuar të intervistojë pranë banesës së tij në Itali vëllain e dy kosovarëve të arrestuar.

Në videon prej 58 sekondash shfaqet trupi i gazetarit të “Tgcom24” ndërsa përpiqet të bashkëbisedoj me kosovarin.

Në sitin online të kanalit televiziv italian thuhet se vëllai i tretë Imshiti i ka kërcënuar duke i thënë: “Largohuni menjëherë ose do t’ju rrah për vdekje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.