Shpërblime për policët në fund të vitit

Shpërblime për policët në fund të vitit

45
0
Shares

11 mijë efektivët e policisë do të përfitojnë shpërblim gjatë festave të fundvitit. Ndërkohë që policia ka përfituar edhe nga orët shtesë të shërbimit në një shumë prej 220 milion lekësh. Kjo është konfirmuar nga zëvëndësministri i Brendshëm Ilir Mustafaraj në një mbledhje të komisionit të Sigurisë për buxhetin e vitit 2016.

Ndërkohë përfitimin më të madh e kanë efektivët e Gardës së Republikës të cilëve do t’u rritet rroga në vitin 2016. Dje Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka miratuar shtesën e fondeve në projektbuxhetin e vitit 2016, sipas të cilit pagat e gardistëve do të barazohen me pagat e Policisë së Shtetit sipas hierarkisë dhe funksioneve

Pas propozimit që bëri disa javë më parë Komisioni i Sigurisë, Ministria e Financave ka pranuar që t’i japë ministrisë së Saimir Tahirit një shtesë fondi prej 143 milionë lekësh, që do të përdoret posaçërisht për shtesën e pagës së rreth 1700 gardistëve për vitin e ardhshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY