I kërkonte të rilidheshin, i riu xheloz rreh në mes të rrugës...

I kërkonte të rilidheshin, i riu xheloz rreh në mes të rrugës 22-vjeçaren

69
0
Shares

Një 25-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka dhunuar ish të dashurën e tij 22 vjeçare. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i arrestuari është Marin Nozlli nga Yzberishti, i cili në afërsi të rrugës së “Qelqit” është ndeshur në rrugë me vajzën, më të cilën kishte pasur një histori dashurie. Pasi kanë debatuar ashpër me njëri tjetrin, ai e ka goditur me grusht 22 vjeçaren, ndërsa kanë qenë disa kalimtarë të rastit, që kanë ndërhyrë duke mos e lejuar që i riu të vazhdonte dhunën ndaj vajzës.

Kalimtarët e kanë denoncuar në polici dhe kanë arritur ta mbajnë 25-vjeçarin derisa në vendin e ngjarjes ka shkuar një patrullë e Komisariatit nr.6, që ka bërë arrestimin në flagrancë.

Edhe vajza e dhunuar, shtetasja me iniciale G.D., 22 vjeçe, është shoqëruar në Komisariat për të dhënë detaje të mëtejshme dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe aty ka bërë edhe kallëzim me shkrim për ish-të dashurin. Vajza ka pretenduar se është përndjekur sistematikisht nga Nozlli, i cili i kërkonte nëpërmjet kërcënimeve që të lidhej prapë me të. 22 vjecarja ka shpjeguar se ishte ndarë para tre muajsh nga ky person dhe nuk donte që të lidhej prapë me të, pasi ai ushtronte dhunë ndaj saj. Kjo ka qenë edhe arsyeja e ndarjes nga 25-vjeçari, i cili ushtronte dhunë, pasi ishte xheloz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY