Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

I kërkonte të rilidheshin, i riu xheloz rreh në mes të rrugës 22-vjeçaren

15/12/2015
I kërkonte të rilidheshin, i riu xheloz rreh në mes të rrugës 22-vjeçaren
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 25-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka dhunuar ish të dashurën e tij 22 vjeçare. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i arrestuari është Marin Nozlli nga Yzberishti, i cili në afërsi të rrugës së “Qelqit” është ndeshur në rrugë me vajzën, më të cilën kishte pasur një histori dashurie. Pasi kanë debatuar ashpër me njëri tjetrin, ai e ka goditur me grusht 22 vjeçaren, ndërsa kanë qenë disa kalimtarë të rastit, që kanë ndërhyrë duke mos e lejuar që i riu të vazhdonte dhunën ndaj vajzës.

Kalimtarët e kanë denoncuar në polici dhe kanë arritur ta mbajnë 25-vjeçarin derisa në vendin e ngjarjes ka shkuar një patrullë e Komisariatit nr.6, që ka bërë arrestimin në flagrancë.

Edhe vajza e dhunuar, shtetasja me iniciale G.D., 22 vjeçe, është shoqëruar në Komisariat për të dhënë detaje të mëtejshme dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe aty ka bërë edhe kallëzim me shkrim për ish-të dashurin. Vajza ka pretenduar se është përndjekur sistematikisht nga Nozlli, i cili i kërkonte nëpërmjet kërcënimeve që të lidhej prapë me të. 22 vjecarja ka shpjeguar se ishte ndarë para tre muajsh nga ky person dhe nuk donte që të lidhej prapë me të, pasi ai ushtronte dhunë ndaj saj. Kjo ka qenë edhe arsyeja e ndarjes nga 25-vjeçari, i cili ushtronte dhunë, pasi ishte xheloz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

KRUJË/ Eksploziv në derën e banesës së Ylli Zallës, digjet edhe automjeti

16/08/2026
SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

KRUJË/ Eksploziv në derën e banesës së Ylli Zallës, digjet edhe automjeti

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.