Basha për “Der Standard”: Droga dhe krimi kanë kapur qeverinë, ja kushtet...

Basha për “Der Standard”: Droga dhe krimi kanë kapur qeverinë, ja kushtet tona për të hyrë në zgjedhje

107
0
Shares

Shqipëria është kthyer në plantacion kanabisi, thotë kreu i PD-së Lulzim Basha në një intervistë të dhënë për “Der Standard”, e përditshmja e njohur vjeneze.
“Ne duam të marrim pjesë në zgjedhje, por jo në ato zgjedhje ku rezultati është caktuar paraprakisht përmes krimeve dhe drogës”, është shprehur Basha.
I pyetur përse refuzoi ofertën e katër ministrave teknikë, zgjedhjes së efektivëve të policisë në njësitë administrative dhe kreut të KQZ-së, ai sqaron se në tryezë nuk iu hodh oferta e një qeverie teknike.
“Ne mendojmë se përmes ministrave teknikë mund të luftohet influenca e parave të narkotikëve e të realizohet reforma zgjedhore. Kërkuam që zgjedhjet të mbaheshin dhe numërimi të kryhej me sistem elektronik. Ka firma europiane që mund ta kryenin këtë brenda pak javësh dhe gjithçka mund të organizohej nga fundi i tetorit”, deklaron Basha.
Ai thotë gjithashtu se 95% e personave me origjinë kriminale në Parlament dhe 70% në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë. Po çfarë kërkon Basha realisht?
“Lidhja mes krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në Parlament, në bashki, në institucionet e administratës publike, janë ulur njerëz që nuk kanë qenë kurrë në politikë. Ajo që i bashkon është fakti se kanë ngecur nëpër burgjet europiane për trafik droge, trafik të qenieve njerëzore, trafik armësh dhe vrasje. 95% e atyre me të shkuar kriminale që ulen sot në Parlament dhe 70% e atyre që drejtojnë bashkitë janë nga veriu i Shqipërisë”, thekson Basha.
Katolikët e veriut, vazhdon kreu i PD, kanë qenë bastioni ynë, por Edi Rama rekrutoi në veri llumin e llumit për të shkatërruar fortesën tonë atje.
“Ata janë fuqizuar e kanë caktuar krerë policie e taksambledhës. Droga dhe krimi kanë kapur qeverinë. Ne duam të marrim pjesë në zgjedhje, por nuk do të jemi aty në 18 qershor sepse shqiptarët nuk janë të lirë të votojnë për shkak të krimit dhe bosëve të drogës”, vijon Basha.
Pyetjes se cilat janë kushtet e tij, ai i përgjigjet duke thënë: “ne mund të negociojmë”.
“Këtu ka një krizë elektorale, siç e pohon dhe komuniteti ndërkombëtar. Është e rëndësishme që të ketë një proces të drejtë zgjedhor”, shton Basha dhe sqaron se kërkesa kyçe është një qeveri teknike e bazuar në një marrëveshje politike dhe një kryeministër që të jetë i pranuar prej demokratëve.
Nëse ka një qeveri teknike, thotë Basha, atëherë kthehemi në Parlament dhe votojmë Vettingun.
bsd_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY