Berisha: Zogu i Ramës në Tiranë po rrit taksat deri ne ...

Berisha: Zogu i Ramës në Tiranë po rrit taksat deri ne 450%

59
0
Shares

Shtimi i numrit te taksave si dhe rritje e mases se tyre nga 60% deri ne 450 % do te rendojne mbi bizneset dhe qytetaret e bashkisë së Tiranës, shkruan ish-Kryeministri Berisha në Facebook.

Postimi i Berishës:

“Rritet taksa e pasurise se paluajtshme per te gjitha bizneset e medha dhe VIP. Ata do te paguajne nje takse me te larte me 60%, pra nga 280 leke/m2 do te paguajne 440 leke/m2.

Rama pretendon se po ndermerr politika kombetare per promovimin e Turizmit, por rritja e takses se nderteses si dhe ne vazhdim te saj edhe rritja e takses se fjetjes ne hotel, tregojne se kjo eshte genjeshtra e radhes per kete sektor. Ndryshimi i menyres se perllogaritjes nga % perqindje mbi cmimin e fjetjes ne tarife fikse, 350 Lek / fjetje, tregon se kjo qeveri nuk e njeh aspak parimin e “taksimit te drejte” dmth te paguash per aq sa arketon, por “prepotenca fiskale” edhe ne menyre taksimi eshte identifikimi i kesaj qeverie.

Strehimi, qe megjithese kaluan 25 vjet demokraci akoma qytetaret nuk e kane permbushur nevojen e shkaktuar nga rregjimi komunist, merr goditjen perfundimtare.

Qytetaret ne nevoje per strehim do i paguajne nje takse 4.5 here me te larte Edi Rames dhe Erion Veliajt. Nga 4% mbi vlere kostoje do te paguajne 8% mbi cmimin e shitjes. Takse e rritur 450% dhe qe rendon direkt ne xhepat e qytetareve.

Nuk mund te shpetonte taksa e tabelave reklamuese nga rritja galopante e saj, 90.000 lek/m2 ose 200% me e larte per reklamat elektronike.

Takse e re per qytetaret dhe bizneset e Tiranes (taksa e perkohshme per infrastrukturen arsimore). Cdo familje do te paguaje nje takse prej 1800 leke per korrrupsionin e Erion Veliajt si dhe te gjitha bizneset do te rendohen me nje detyrim te ri nga 4.000 – 37.000 Leke ne vit.

Rama – Veliaj nuk rriten vetem taksat por edhe sherbimet e Bashkise Tirane, te cilat tani do ti kushtojne shume me shtrenjte qytetareve dhe bizneseve te Tiranes.

Tarifat e pastrimit per biznesin e madh do te rriten pothuajse me 2- fishin e tyre, per ndonje aktivitet te caktuar edhe trefishi i tyre.

Cmimi i karburanteve dhe lendes djegese do te rritet edhe me tej pasi cdo pike shitje me pakice do te paguaje nje takse nga 1.000.000 leke- 5.000.000 leke/ vit.

Tarifa te reja si dhe rivendosje te tarifave te hequra nga Z. Basha per sherbime te cilat Bashkia Tirane i ka detyrim ligjor.

Me rritjen e madhe te taksave dhe tarifave dhe rikthimin e taksave te reja pritet te falimentojne mijera e mijera biznese te tjera dhe mijera e mijera qytetare te marrin rruget e Europes dhe botes per azil politik! Sb”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY