Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kroaci, zviceranët i kafshojnë gishtin kosovarit dhe i grabisin 8 mijë euro

27/12/2015
Kroaci, zviceranët i kafshojnë gishtin kosovarit dhe i grabisin 8 mijë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ngjarje e pazakontë në Kroaci. Një çift zviceran pasi kanë grabitur një argjendari në pronësi të një shqiptari nga Kosova por me banim në Kroaci, në përleshje e sipër i kanë kafshuar gishtin, duke i këputur një pjesë të tij. Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy grabitësve.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 të së martës së 22 dhjetorit, ku Cederic M., 22 vjeç, dhe Nadja B., 45 vjeçe, të dy shtetas zviceranë, kanë grabitur argjendarinë e Anton Laçit, 61 vjeç, shqiptar nga Prizreni, i cili jeton prej vitesh në Kroaci. Çifti është futur në argjendari ku gjendej vetëm 61-vjeçari.
Cederic M. ka nxjerrë një thikë dhe me dorezën e saj dhe grushta ka goditur në kokë disa herë Anton Laçin. Pas kësaj ata kanë marrë disa bizhuteri në vlerë prej 8000 euro dhe janë drejtuar drejt derës për të dalë. Por pronari i argjendarisë ka tentuar ti ndalojë, duke u përleshur me ta. Në “luftë” me 22-vjeçarin zviceran, ky i fundit i ka kafshuar gishtin tregues të dorës së djathtë, duke i këputur një copë të tij.
Gjykata në Riekë ka urdhëruar arrestimin e tyre të menjëhershëm për shkak të mundësisë së largimit nga shteti për t’i ikur gjykimit. Gjykata ka shtruar mundësinë e garancisë për liri prej 120.000 euro, por çifti zviceran nuk ka pasur mundësinë për ta paguar këtë shumë. Arrestimi i tyre u bë në dhomën e hotelit ku edhe u konfiskua një pistoletë me silenciator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të takojë djalin e porsalindur

29/06/2026
Rama sulmon sërish protestën: Është pasoja e algoritmit dhe jo keqqeverisjes

Elisa Spiropali mungon në mbledhjen e grupit të PS, Rama një kërkesë deputetëve

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të takojë djalin e porsalindur

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.