Për shkak të përmbytjeve situat emergjente paraqitet në Shijak. Lumi Erzen ka dal nga shtrati dhe ka përmbuytur katin e parë të banesave. Ndërkohë janë dhjetëra banorë, mes tyre edhe fëmijë, të izoluar nëpër katet e dyta të banesave në Shijak, Sallmone, Baromet dhe Sukth.
Banorët e zonave që janë afër lumit Erzen në Shijak janë përmbytur dhe disa prej familjeve janë izoluar që prej ditës së djeshme. Banorët shprehen të shqetësuar, pasi përmbytjet mund të vijojnë edhe në ditët në vijim. Ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Lumi ‘Erzen’ në Shijak doli nga shtrati në orët e vona të mbrëmjes së 7 janarit. Fillimisht ka përmbytur fshatin Sallmone duke përmbytur dhjetëra banesa. Fluksi i lumit Erzen ka qenë tepër i madh dhe prurjet e tij kanë vërshuaredhe në fshatin Baronetë, duke përmbytur banesa të tjera. Shpërthimi i tretë i lumit Erzen ka ndodhur tek Ura e Shijakut duke përmbytur dhjetëra banesa të tjera në këtë zonë. Nuk ende një bilanc për numrin e banesave nën ujë, ata që janë shkatërruar dhe dëmet materiale.Dëme në njerëz nuk ka.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/