Djegie per se gjalli; pengmarrje nga uniforma policie dhe ekzekutim; pushkatim i qytetares nen mbrojtje te policise. Ky eshte rendi dhe siguria qe ofrojne Saje Qorri dhe Edvin Shullazi!
Te dashur miq, ditet e para te ketij Janari kane qene dite te verteta horrori te papare qe nga shkurti i vitit 1997, pra muajt e rrebelimit komunist. Nga 1 janari e gjer sot, seriali i vrasjeve nuk ka te ndalur. Kronikat njoftojne cdo dite dy e me shume vrasje secila me mizore sesa tjetra. Keshtu, pas ekzekutimit ne Sarande te nje nene qe ishte nen mbrojtjen e policise (pra mundet me ndihmen e policise), tre vrasjeve ne 24 ore ne Shkoder e Lezhe, ekzekutimit ne mes Durresit te dy te rinjve, rrembimit ne mes te Durresit dhe ekzekutimit nga njerez me uniforme, te nje qytetari tjeter si dhe vrasje te tjera, sot ne Lushnje u gjet i djegur per se gjalli nje qytetar tjeter dhe dy te tjere te plagosur rende!
Te gjitha keto deshmojne se ne Shqiperi siguria dhe rendi jane kryekeput ne duart e bandave dhe krimit te lidhur direkt me Saje Qorrin dhe Edvin Shullazin. Neser, njeri ose tjetri do dalin para mediave per te shpallur tete ditet e para te janarit 2016 si ditet me te qeta te 25 viteve te fundit!! Ne sundimin e bandave ligjin e bejne banditet!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/