Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fund javë Leku shqiptar regjistroi zhvlerësim ndaj të gjitha valutave.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 127.02 lekë ose 0.10 pikë më shumë se një ditë më parë.
Ndërkohë monedha europiane edhe pse në tregjet ndërkombëtare është dobësuar përballë dollarit amerikan, në këmbim me lekun, ajo vijon të mbetet e fortë pasi 40 % e veprimeve financiare në vend kryehen në euro. Një euro shkëmbehet të shtunën me 137.98 lekë, ose +0.29 pikë.
Që prej fillimit të këtij viti 2016, dy monedhat më të rëndësishme në kursin e këmbimit valuator euro dhe dollari, kanë fituar pikë duke e shvlerësuar ndjeshëm monedhën shqiptare. Por kjo fund javë ka shënuar kthesë shvlerësimi të Lekut edhe ne kembim me të gjitha valutat e tjera në treg.
Ekspetët shprehen se tregu vendas ndjek ecurinë në bursat ndërkombëtare ku dollari amerikan është forcuar ndaj monedhave të tjera për shkak se ekonomia e SHBA-ve ka njohur një ecuri mjaft pozitive kohët e fundit ndërkohë që eurozona vijon të ketë një rritje ekonomike modeste.e.xh
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/