“Nuk shkelëm ligjin për Skavicën por për Katundin e Ri”

“Nuk shkelëm ligjin për Skavicën por për Katundin e Ri”

64
0
Shares

Qeveria ka dhënë sqarimet e saj sot përmes faqes së vet të përgenjështrimeve lidhur me hidrocentralin e Skavicës.

Sikurse pranohet prej saj, qeveria i ka shkelur procedurat normale të dhënies së koncesionit por nuk e ka bërë këtë gjë për hidrocentralin e Skavicës sic ka thënë zyrtarja e lartë e PD, Grida Duma por për hidrocentralin e Katundit të Ri.

Ky i fundit do të ndërtohet në njëfarë distance nga Skavica por të jetë i vendosur mbi lumin Drin, cfarë do të thotë se nuk do të jetë sa hidrocentrali i Fierzës, ta zëmë, por do të jetë sa ai i Komanit.

Ja cfarë shkruan transparence.al:

Referuar studimeve, në rastin konkret të Drinit të Zi, ka disa opsione por më i përshtatshmi dhe me më pak kosto mjedisore e sociale rekomandon që mbi këtë lum të ndërtohen 2 hidrocentrale dhe konkretisht hidrocentrali i Skavicës (HEC Skavica) dhe ai i Katundit të Ri (HEC Katund i Ri).

Bashkimi i shoqërive “Suzer Group” dhe “Nurol Holding”, në një proces krejtësisht transparent dhe ligjor, ka shfaqur interesim për ndërtimin e HEC Katund i Ri.

Përmes vendimit, Nr.1068, datë 23.12.2015, Qeveria ka vlerësuar projektin e specifikuar, paraqitur nga bashkimi i “Suzer Group” dhe “Nurol Holding” për ndërtimin vetëm të “HEC Katund i Ri”, duke miratuar bonusin prej 8 pikësh. Kësisoj, referenca që Partia Demokratike bën për ndërtimin e HEC Skavica është i pavërtetë, pasi Këshilli i Ministrave i ka hapur dritën jeshile procedurave vetëm për ndërtimin e HEC Katund i Ri.

Në rastin e HEC Katund i Ri, qeveria ka përcaktuar të mos ketë më sanksionim të detyrimit paraprak të shtetit për të garantuar blerjen e energjisë. Kjo nënkupton se investimi për këtë vepër do të jetë plotësisht privat dhe investitori do duhet të marrë përsipër të gjejë tregun për energjinë e prodhuar. Nga të gjithë investitorët e interesuar për HEC-et në Drinin e Zi, bashkimi i “Suzer Group” dhe “Nurol Holding” ishin të vetmit që parashikonin këtë element. Një qasje e tillë është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian dhe politikat e qeverisë së Shqipërisë për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Vendimi është marrë në 23 Dhjetor 2015, në mbledhjen e pasdites së Këshillit të Ministrave. Është kryer zbardhja e vendimit dhe është transmetuar tek Qendra e Publikimeve Zyrtare e cila e ka botuar brenda afatit 10 ditor nga dita e dërgimit, edhe pse bëhet fjalë për një periudhë të vitit me disa ditë pushimi për shkak të festave.

Fillimi i procedurave për HEC Katund i Ri nuk pengon në asnjë rast, zhvillimin e mëpasshëm të projektit të HEC Skavicës. Referuar HEC Skavicë, për të cilin nuk ka ende procedura të filluara, projekti do të ketë një rol rregullator më të madh për gjithë Kaskadën e Drinit. Rrjedhimisht, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, duke marrë kohën dhe konsulencën për një studim të plotë, po sheh mundësinë e zhvillimit në perspektivë të këtij projekti (HEC Skavicë) duke e përfshirë edhe Korporatën Elektroenergjitike si partnere.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY