Kryebashkiaku i Tiranës i cili prej rreth një javë “nuk u bë i gjallë”, është rikthyer nëpër televizione, me “lajmin” se “po inspekton punimet”. Ndërsa të gjithë prisnin të shihnin nr. 1 të Tiranës nëpër zonat e përmbytura të kryeqytetit, ai jo vetëm që nuk e bëri, por si për ditë të diel (kundër Kodit të Punës) kishte zgjedhur ca jelek-portokalli për ti nxjerrë në punë… që të dukej se edhe ai kishte dalë, më në fund, në punë…
Duke folur për ecurinë e punimeve për zbatimin e projektit, Erion Veliaj theksoi se ky vit ka nisur me një punë të intensifikuar në bulevardin e ri të Tiranës… duke demonstruar se ora i ka mbetur para vizitës së tij turistike në Sri Lanka dhe se më me intensitet ky vit ka nisur për sa i përket përmbytjeve…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/