Shtatë sipërfaqe toke, që kanë si vendodhje zonat më të lakmuara për biznes dhe turizëm në Vlorë, janë sekuestruar nga ana e njësisë hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Vlorës. Këto pasuri janë hetuar dhe më pas sekuestruar brenda një rrafshi kohor prej 10 muajsh, ku gjatë dhjetë muajve të 2015, Task-Forca Vlora ka bërë bllokimin e këtyre pasurive në hipotekën e këtij qyteti.
Nga shifrat e mbledhura nga “Shqiptarja.com” rezulton se brenda vitit 2015 janë sekuestruar mijë metra katror tokë në bregdetin e Vlorës, ku vlera financiare e saj shkon në 15 milionë e 705 mijë euro. Ndërkohë për sa i përket konfiskimeve, mësohet se për vitin 2015, prokuroria Vlorë ka bërë konfiskimin e një pasurie të patundshme që kap vlerën financiare në 2 milionë e 380 mijë euro.
Hetimi për ndëshkueshmërinë e kriminalitetit në falsifikimin e dokumenteve pronësore nga njësia hetimore Task-Forcë,Vlorë, është përshëndetur pozitivisht edhe nga kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili gjatë analizës së dy ditëve më parë ka deklaruar se këtyre hetimeve t’i shkohet deri në fund me qëllim ndaljen e abuzimeve me tjetërsimin e pronave private por edhe atyre shtetërore. Ndërkohë prokurori i Vlorës Ramadan Troci, ka shpjeguar se raste të tjera të ngjashme janë nën hetim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/