PD ka denoncuar sot, blerjen e lëvdatave nga qeveria e Edi Rama. Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma, referuar një shkrimi të britanikes “The Economist”, denoncoi se ndërsa “Edi Rama ka shpenzuar qindra milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë në botë…, mijëra familje në Vlorë, Fier, Lushnjë, Durrës, Krujë dhe Lezhë që janë në kushte ekstreme nga pasojat e përmbytjes, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, dhe mijëra familje të tjera janë në rrezik për shkak të motit që vazhdon të përkeqësohet”.
Për Grida Dumën, “ky shpërdorim turpshëm i parave të shqiptarëve, jo vetëm nuk e ndihmon Shqipërinë dhe gjendjen e rëndë të qytetarëve, por sipas saj, Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe nuk ka shkrim të blerë a reklamë të shtrenjtë që e shpëton nga gjykimi i drejtë i qytetarëve”.
Reagimi i plotë i Grdia Dumës
“Edi Rama ka shpenzuar qindra milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë në botë, ‘The Economist’, për një artikull-reklamë që thur lëvdata për të, por që në krye tregon se është shkrim i paguar.
Sipas rregullave britanike të reklamës, në çdo faqe ku lëvdohet Edi Rama, shkruhet ‘Advertisement Feature’, çka do të thotë, shkrim i paguar.
Vetëlavdërimi 8 faqësh i Edi Ramës, është padyshim më i shtrenjti në historinë e këtyre viteve, dhe u ka kushtuar shumë taksapaguesve shqiptarë.
Ky shpërdorim parash, bëhet në kohën kur mijëra familje në Vlorë, Fier, Lushnjë, Durrës, Krujë dhe Lezhë që janë në kushte ekstreme nga pasojat e përmbytjes, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, dhe mijëra familje të tjera janë në rrezik për shkak të motit që vazhdon të përkeqësohet.
E megjithatë, Edi Rama vendos të çojë dëm qindra milionë lekë të shqiptarëve për të blerë lëvdata për vete.
Ky shpërdorim turpshëm i parave të shqiptarëve, jo vetëm nuk e ndihmon Shqipërinë dhe gjendjen e rëndë të qytetarëve, por nuk zbardh asgjë në imazhin e nxirë të një kryeministri që ka 200 milionë euro pasuri me ryshfete pallatesh, që ndau me CEZ 600 milionë euro, që fshihet pas 1 milionë dollarëve në ditë evazion në dogana, që ka detyruar 100 mijë bashkëqytetarë të ikin në eksod, që mbushi zyrat e Parlamentin me kriminelë e trafikantë, që nuk deklaron pikturat e tij në doganë, që jep pasuritë e vendit me bisedime të fshehta, që shet asetet për një biletë në radhën e parë të NBA, që braktis vendin ditën kur mijëra familje janë nën ujë.
Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe nuk ka shkrim të blerë a reklamë të shtrenjtë që e shpëton nga gjykimi i drejtë i qytetarëve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/