Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Drejt finalizimit programi i PD, ja çfarë parashikon për ekonominë, taksat, luftën antikorrupsion, etj

17/01/2016
Drejt finalizimit programi i PD, ja çfarë parashikon për ekonominë, taksat, luftën antikorrupsion, etj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka përfunduar fazën e parë të hartimit të programit.
Burime konfidenciale nga kjo parti, bëjnë të ditur se programi është oferta për shqiptarët që parashikon zhvillim ekonomik, lehtësi fiskale, punësim, stimuj ekonomik, zhvillim të bujqësisë, infrastrukturës, arsimit dhe shëndetësisë.
Taksat e ulëta, zbritje e TVSH në nivelin 15 për qind, futja e taksës së sheshtë më të ultën në Ballkan në nivelin 9 për qind, janë disa nga pikat e platformës, që do ta bëjnë Shqipërinë vendin më atraktiv të rajonit për investime. Prioritet do të jetë po ashtu zbatimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit.
Të njëjta burime saktësojnë se deri në fund të muajit janar, do të bëhet edhe konsultimi final me specialistë të fushës, për ti pasuruar më tej këto dokumente me ekspertizën dhe idetë më të mira.
Ndërsa n muajin shkurt, programi i secilit prej 22 departmenteve do t’i nënshtrohet diskutimit të hapur me grupet e interesit, në funksion të përmirësimit dhe përfshirjes së çdo opinioni të vlefshëm.
Pas kësaj, në muajin mars, programet e departamenteve sipas fushave që mbulojnë, që janë dhe alternativa e Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme, do të bëhen publike.
Puna e hartimit të programeve për secilin departament, ka nisur prej 4 muajsh. Ekspertët më të mirë të fushës së bashkë me drejtuesit politikë të departamenteve kanë dhënë kontributin e tyre për të hartuar alternativën që ofron zgjidhjet më të mira për secilin sektor të jetës.
Këto platforma janë një projekt i detajuar dhe i plotë në ekonomi, rend, siguri, shteti i së drejtës, bujqësi, turizëm, infrastrukturë, e shumë fusha të tjera, janë zgjidhje për daljen nga kriza.
Projektet e detajuara, që sjellin punësim e zhvillim, do të prezantohen si në rastin e prezantimit të platformës së taksave të Partisë Demokratike, një muaj më parë, bëjnë më tej të ditur, të njëjtat burime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

03/07/2026
Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Ligj për hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me narkotrafikun

Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Ligj për hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me narkotrafikun

03/07/2026
Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota

Kreu i SPAK, Klodian Braho shpjegon për kërkesën e re për imunitetin e Ballukut

03/07/2026
Ermal Hasimja zbulon se kush është pas protestave masive në Tiranë

Ermal Hasimja zbulon se kush është pas protestave masive në Tiranë

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

03/07/2026
Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Ligj për hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me narkotrafikun

Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Ligj për hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me narkotrafikun

03/07/2026
Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota

Kreu i SPAK, Klodian Braho shpjegon për kërkesën e re për imunitetin e Ballukut

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.