Itali, shkatërrohet bana e shqiptarëve, ditën murator natën korrier droge

Itali, shkatërrohet bana e shqiptarëve, ditën murator natën korrier droge

71
0
Shares

Droga e sekuestruar

Policia italiane ekzekutoi më datën 22 janar në Cezena, urdhër arrestin për shtatë persona, anëtarë të një bande trafikantësh droge. Hetimet dhe arrestimet e operacionit “Korrier” u pasuan edhe me sekuestrimin e rreth 2.3 kg kokainë e marijuanë si dhe dokumentuan mjaft raste të trafikimit të lëndës narkotike nga kjo bandë shqiptare.
Katër prej personave të arrestuar janë me kombësi shqiptare; ndaj dy prej tyre, 28 e 33 vjeç është ekzekutuar urdhri i arrestit me burg e dy të tjerë 27 e 29 vjeç ndodhen në gjendje arresti shtëpiak, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër shqiptar 34 vjeç.
Ky operacion i koduar “Korrier” në të cilin u impenjuan mbi 50 forca të skuadrave antidrogë të provincave Cezena, Forli e Padova çoi dhe në arrestimin edhe të një nënshtetasi italian e një lituanez bashkëpunëtorë të bandës shqiptare të drogës.
Media italiane informon se gjatë ditës anëtarët e këtij grupi trafikantësh punonin si murator në sipërmarrje ndërtimi të zonës por aktiviteti i tyre kryesor që trafiku i kokainës, hashashit e marijuanës.
Hetimet investigative të policisë italiane, të bazuara në përgjime telefonike e instrumente informatike zbuluan strukturën organizative të kësaj bande e rolin e çdo individi në të. Ky grup trafikantësh shqiptarë administronin periodikisht shit blerjen me shumicë të lëndës narkotike duke e konkretizuar më pas në shpërndarjen tek trafikantët e vegjël.
Operacioni “Korrier” i nisi hetimet më vitin 2014 e mundi të zbardh një trafik të madh droge në provincat italiane, e drejtuar nga banda e shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY