DOSJA/ Prokuroria zbardh si ndodhi grabitja dhe vrasja e Fatmir Pulës në...

DOSJA/ Prokuroria zbardh si ndodhi grabitja dhe vrasja e Fatmir Pulës në Nikël të Krujës

72
0
Shares

Prokuroria e Krujës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 6 personat e dyshuar për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim” dhe  “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Këta persona akuzohen se, në datën 19. 01. 2016, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë zënë pritë për të grabitur shtetasin Fatmir Pula. Gjatë tentativës për ta grabitur, njëri prej personave të dyshuar e ka qëlluar me armë automatik, duke i shkaktuar vdekjen shtetasin Pula. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zezë të Komunës Nikël, në Krujë.

Dinamika e ngjarjeve sipas prokurorisë

Më datën 19. 01. 2016, rreth orës 20.30, nga ana e Komisariatit të Policisë Krujë është njoftuar se ne vendin e quajtur Fshatin Zeze Komuna Nikel, është gjetur i vrare me arme zjarri shtetasi Fatmir Pula, i datëlindjes 1971, me banim ne fshatin Zeze- Komuna Nikel/Kruje.
Menjëherë pas kësaj është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit, në përbërje të së cilit ka pasur oficerë të policisë gjyqësore të sektorit për Krime të Rënda të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës. Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimor të cilat filluan qysh në momentin e njoftimit për vrasjen dhe vazhduan deri në mëngjesin e datës 20.01.2016, nëpërmjet hetimeve proaktive në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit, është bërë e mundur të siguroheshin të dhëna lidhur me autorin e dyshuar të vrasjes, konkretisht shtetasin Admir Haka. Ky shtetas rezulton të ishte banor i fshatit “Zezë-Nikël” dhe njëkohësisht fqinj me viktimën.
Veprimet hetimore të mëtejshme provuan se nuk kishim të bënim me veprën penale të “Vrasjes me Paramendim”, por qëllimi parësor i autorëve ishte shtënia në dorë e pasurisë së viktimës, veprime të cilat sollën si pasojë vrasjen e viktimës Fatmir Pula.
Po kështu rezultoi se personi i dyshuar Admir Haka për këtë qëllim kishte organizuar dhe ekzekutuar planin kriminal në bashkëpunim me shtetasit Herton Haka, Aleksandër Haka, Otion Metuku, Hekuran Boci dhe E. C. Në këtë kuadër është urdhëruar arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, si edhe është shpallur në kërkim shtetasi E.C.
Konkretisht ngjarja rezulton të ketë ndodhur në këto rrethana:
Të arrestuarit Admir Haka, Herton Haka, Aleksandër Haka, Hekuran Buci, Olti Metuku dhe E. C. kanë lidhje familjare dhe njohje të mëparshme me njëri-tjetrin.
Pas një plani paraprak që ka pasur për qëllim vjedhjen e pasurisë së viktimës Fatmir Pula të hartuar qysh më parë ndërmjet shtetasve Admir Haka, Oltion Metuku dhe E. C., ne datë 19. 01. 2016 rreth orës 20.00,  shtetasit Admir Haka dhe E. C., kanë shkuar në afërsi të shtëpisë së viktimës Fatmir Pula. Pasi kanë marrë më parë armën që e kishin fshehur te vëllai i shtetasit Admir Haka, kanë vënë thasë në rrugën që të çonte në banesën e viktimës. Pasi i kanë bërë thirrje për të ndaluar këtij të fundit, kanë kapërcyer gardhin duke qëlluar në drejtim të shtetasit Fatmir Pula, pasi ky i fundit doli jashtë mjetit të tij.
Vepra penale e mësipërme është dokumentuar dhe për këtë qëllim personat e arrestuar janë dërguar në gjykatën e shkallës së parë Krujë  për “vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” në ngarkim të personave të arrestuar si bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim” dhe  “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar përkatësisht nga nenet 141-25 dhe 278/5 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY