Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKSPERTIZA/ Dëshmia në gjykatë: Nëse mjekohej në kohë, gruaja e futbollistit të “Partizanit” do të jetonte

23/01/2016
EKSPERTIZA/ Dëshmia në gjykatë: Nëse mjekohej në kohë, gruaja e futbollistit të “Partizanit” do të jetonte
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ekspert mjekoligjor konfirmoi në Gjykatën e Tiranës se 25-vjeçarja Dorina Haka, që ndërroi jetë në nëntor 2014 pak ditë pasi lindi një fëmijë, nuk ka marrë mjekimet e nevojshme nga stafi mjekësor.
Sipas ekspertit Elmaz Shaqiri, vdekja e nënës së re, bashkëshorte e futbollistit të “Partizanit”, Alban Hoxha, mund të ishte shmangur. Eksperti Shaqiri dëshmoi dje në procesin gjyqësor ndaj kirurgut P. Rexhepi dhe anestezistes E. Burba, të akuzuar për “mjekim të pakujdesshëm” për këtë ngjarje.
Përgjatë tri orëve eksperti iu përgjigj pyetjeve të palëve mbi akt-ekspertimin e përpiluar më herët prej tij, prova kryesore e prokurorisë në proces. Seanca u shoqërua me momente të forta tensioni, kryesisht gjatë pyetjeve të të pandehurit Rexhepi.
Disa herë dëshmitari i konsideroi pyetjet dhe komentet e tyre si provokative dhe fyese, çka bëri që kryesuesi t’i tërhiqte vëmendjen të pandehurit dhe avokatit mbrojtës të tij.

Dëshmia e ekspertit në gjykatë

Duke iu referuar akt-ekspertimit të realizuar prej tij, eksperti Shaqiri tha dje se të pandehurit nuk ishin njohur me konsultën kardiologjike dhe parametrat e tjerë të pacientes para operacionit dhe se ekzaminimet e pacientes nuk ishin të përditësuara.
“Sipas praktikës, para një operacioni të këtij lloji, koha e pranueshme për kryerjen e ekzaminimeve të pacientit është një ditë para ose maksimumi tre ditë”, tha Shaqiri.
Sipas tij, referuar analizave të saj, pas operacionit, pacientja duhet të mjekohej me antikoabulant. “Mjekimi ka qenë i mangët. Duhet të ishte më i hershëm. Duhet të ishte bërë direkt pas ndërhyrjes dhe jo 48 orë më pas”, tha eksperti, sipas të cilit, mjekimi në kohë do të kishte shmangur komplikacionin shëndetësor te 25-vjeçarja.
“Nëse do të ishin njohur me të dhënat kardiologjike të së ndjerës, do t’i kishit shënuar në kartelë. Konsulta është gati e një muaji para operacionit”, iu përgjigj eksperti njërës prej pyetjeve të të pandehurit.
Në lidhje me shkakun e vdekjes së të ndjerës, eksperti Shaqiri tha që, referuar kartelës klinike, mundësia më e madhe është që pacientja të ketë pasur një ndalim të zemrës për shkak të mpirjes së enëve të gjakut në një pjesë të trurit dhe një pjesë të mushkërisë.
Por eksperti theksoi se në mungesë të një autopsie, që në rastin e të ndjerës Haka nuk është kryer, nuk mund të përcaktohet në mënyrë absolute shkaku i vdekjes.
“Shkakun e vdekjes në mënyrë shkencore dhe vërtetësie absolute përcaktohet vetëm përmes autopsisë. Pa autopsi, vetëm referuar kartelave klinike, problemet shëndetësore të evidentuara shkojnë deri në rëndim të gjendjes së pacientit”, tha eksperti.

(“Panorama”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

05/05/2026
“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

05/05/2026
Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

Tiranë, goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë, sekuestrohen mijëra euro

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

05/05/2026
“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.