Albana Vokshi: Me padinë e tij Rama vetëfaktoi se është palë me...

Albana Vokshi: Me padinë e tij Rama vetëfaktoi se është palë me Beqajn në korrupsion

85
0
Shares

Pas informacionit se Edi Rama do ti drejtohet me një kallëzim penal Gjykatës së larët, ka reaguar deputetja e PD, Albana Vokshi.
Ndërsa e ka cilësuar këtë si në mundësi të mirë për transparencë, Vokshi ka deklaruar më tej se vetë Rama vetëfaktoi se është palë në korrupsionin në Shëndetësi.
Vokoshi ka sfiduar më tej kryeministrin kur i ka kërkuar që të jetë prezentë në seancat e gjykimit dhe të provojë faktet mbi të cilat ai bazon pretendimin.


Reagimi i plotë i Albana Vokshit
avPadia e Ramës? Një mundësi e shkëlqyer për transparencë para publikut

“Rama po me con atje ku ai vete ka deklaruar qe nuk beson. Rama po me con ne Gjykaten qe para dy ditesh e akuzoi se nuk ben drejtesi.
Kryeministri me kallezoi se ka ne dore mbylljen e dosjeve te korrupsionit ne Shendetesi. Me padine e tij, vetefaktoi se ai eshte pale. Togat e zeza, bluzat e bardha, njerezit ne nevoje, cdo qytetar shqiptar po e vuajne cdo dite korrupsionin Rama-Beqaj ne shendetesi.
Rama padit ne Gjykate Kryetaren e Komisionit te Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise. Por kjo eshte nje mundesi e shkelqyer per te verteten. Kjo eshte nje mundesi e shkelqyer per te bere transparence. Nje mundesi per me shume debat per shendetesine. Te kuptohet me fakte e dokumenta cfare eshte bere mire e cfare keq. Cfare eshte vjedhur e abuzuar, e cfare jo.
Meqenese Rama, ne deklaraten e tij deshmon gadishmeri, e ftoj ate te marre pjese ne gjykim si pale per te vertetuar akuzen e “shpifjes” e në përputhje me ligjin, të provojë faktet mbi të cilët ai bazon pretendimin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY