Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Agjenti i SHISH Florian Bushi pranon njohjen me Ilir Memushajn

24/01/2016
Agjenti i SHISH Florian Bushi pranon njohjen me Ilir Memushajn
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Krimeve të Rënda duket se ka siguruar prova të forta për agjentin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Florian Bushi, i cili u arrestua me akuzën e shitjes së përgjimeve sekrete te bandat kriminale. Katër ditë pas arrestimit të punonjësit të SHISH-it, i cili përgjigjej për zonën e Fierit dhe Vlorës në sektorin e luftës kundër drogës, Florian Bushi mësohet se ka pranuar njohjen me shtetasin Ilir Memushaj.

Ky i fundit, më 9 janar, u arrestua në lidhje me atentatin e kryer mbrëmjen e 7 janarit në rrugën Lushnjë – Fier, ku u vra Denis Kasaj dhe u plagosën shtetasit Elton Margariti dhe Klement Kastrati. Pikërisht viktima e atentatit, shtetasi Denis Kasaj, i ardhur nga jashtë për fundvit, ishte vendosur në përgjim nga ana e SHISH-it me autorizim të prokurorit të Përgjithshëm. Përgjimet që i bëheshin Denis Kasës, i zbardhte në mënyrë të përditshme punonjësi i SHISH-it, Florian Bushi, i cili kishte dijeni edhe për targat dhe markat e automjeteve me të cilat lëvizte Denis Kasaj.

Pikërisht këto të dhëna, si përgjime, raporte vëzhgimi, markat dhe targat e mjeteve të viktimës, dyshohet se i dyshuari si autor i vrasjes, Ilir Memushaj, i ka marrë nga punonjësi i SHISHit. Memushaj pritet të merret në pyetje në lidhje me materialet e gjetura në telefonin e tij. Punonjësi i SHISH-it, Florian Bushi, tashmë i arrestuar dhe avokati i tij, Eno Bushi, jurist i Partisë Socialiste, i kanë mohuar akuzat në gjykatë.

Por prokurori i çështjes, Besnik Muçi, ka arritur ta bindë gjykatën me provat e gjetura në telefonin e Ilir Memushajt, pas arrestimit të tij në lidhje me vrasjen e Denis Kasajt. Po kështu, prokuroria bëri me dije para gjykatës se dokumentet e nisura e ‘Viber’ nga Florian Bushi në telefonin e Ilir Memushajt, ishin fshirë nga kompjuteri i punonjësit të SHISH, por me ekspertizë janë rikuperuar.

Ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale që tregojnë se raportet e përgjimit e të vëzhgimit të Denis Kasës, janë krijuar e printuar në kompjuterin e punës së Florian Bushit. Pas arrestimit të Ilir Memushajt nga Vlora, me akuzën e pjesëmarrjes në vrasjen e ndodhur në Mbrostar të Fierit, punonjësi i SHISH-it kishte fshirë nga kompjuteri gjithçka, përfshi edhe dokumentet sekrete që kishte shitur.

Por materialet në fjalë u gjetën e u rikuperuan, pasi në telefonin e Ilir Memushajt u gjetën fotografitë e raporteve sekrete të SHISH-it që ishin nisur nga inspektori. Florian Bushi mësohet se ka pranuar njohjen me Memushajn, por ka hedhur poshtë akuzën se i ka dërguar ai dokumentet sekrete në telefonin e të arrestuarit për vrasje, informon panorama.

Nga ana tjetër, prokuroria ka dyshime se për shkak të njohjes dhe kundrejt pagesës, Florian Bushi i ka shitur Ilir Memushajt të dhënat në lidhje me përgjimin e Denis Kasajt. Natën e vrasjes, më 7 janar 2015, ka rezultuar se Ilir Memushaj ka ndjekur makinën ku ndodhej Denis Kasaj me dy miqtë e tij dhe më pas i ka zënë rrugën asaj, duke i krijuar kështu mundësi atentatorëve ta qëllonin mjetin pasi kishte ndaluar.

Besohet se Memushaj ka qenë pjesë e një grupi rival me Denis Kasajn, i cili përgjohej që pas hyrjes në Shqipëri, në dhjetor 2015, në lidhje me veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

04/07/2026
Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

11 organizata shqiptare në Britani mbështesin protestat në Shqipëri

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

04/07/2026
Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

04/07/2026
Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

04/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News