Disa anëtarë të Partisë Socialiste janë mbledhur sot para selisë rozë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës. Anëtarët janë nga disa degë të Shqipërisë, ndërsa disa prej tyre janë pjesë e lëvizjes “Çohuni Socialistë” të cilët kanë marrë me vete dhe teserën e partisë, informon “News 24”.
“Rama e ka kthyer partinë në çiflig të tij dhe që prej 3 vitesh nuk bëhen zgjedhje”, shprehet një prej protestuesve. Ndër të tjera, protestuesit kërkojnë që t’i hapet rruga e riorganizimit të partisë. I pranishëm në protestë është dhe Shkëlqim Meta, i cili ka qenë dhe ish-kandidat për kryetar i PS-së në zgjedhjet e vitit 2009.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/