GALLATË-VENDIMI/ Gjykata rrëzon padinë e Doganave për kontrabandë duhani në “kufirin ndërkombëtar”...

GALLATË-VENDIMI/ Gjykata rrëzon padinë e Doganave për kontrabandë duhani në “kufirin ndërkombëtar” Shkodër – Fier

171
0
Shares

Foto Ilustruese

Nga zelli i tepruar për “të luftuar kontrabandën”, autoritet doganore bëjnë edhe gafa në kufijtë e gallatës. Një e tillë është kjo e “zbërthyer” nga gjykata.
Një person, i cili kishte marrë një sasi prej 17 kilogramë duhani të grirë në Shkodër, sipas tij te i vëllai, për konsum privat, është ndaluar dhe proceduar nga Antikontrabanda edhe për 25 mijë fije letër, ndërsa udhëtonte drejt Fierit ku edhe banonte.
Prokuroria, pas denoncimit nga Doganat, ka vendosur mosfilimin e procedimit penal ndaj këtij personi.
Vendimi i prokurorisë u ankimua nga Doganat në gjykatë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me
vendimin
e saj të datës 26 janari 2016, vendosi rrëzimin e kërkesës së Doganave, me arsyetimin e thjeshtë se nuk mund të ketë kontrabandë të mallrave me akcizë nga Shkodran ë Fier, si edhe gjykoi dhe arsyetoi se nuk mund të kemi as prodhimit të kundërligjshëm të artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë, pasi ligjvënësi nuk e përfshin duhanin në dispozitën përcaktuar. 
Përballë në rasti të tillë, qesharak, sikur nëpunësit e Doganës e Antikontrabandës, të tregoheshin më profesionistë, më e pakta nuk do të konsumonin kohë, duke u endur nëpër prokuroi e gjykatë, ndërsa më e shumta do të mund të sajonin ndonjë akuzë tjetër…

Pjesë nga arsyetimi i vendimit të gjykatës

dh1“Organi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e tij  date 15.10.2015 ka vendosur “Mosfillimin e procedimit penal nr. 10846 date 31.08.2015 ne lidhje me veprën penale te “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar nga Nenet 172 dhe 288/a të Kodit Penal kallëzuar për ndjekje penale nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tiranë.
Duke mos qenë dakord me sa më sipër kërkuesi D. P. Doganave, nëpërmjet përfaqësuesit te tij i është drejtuar kësaj gjykate me je kërkesë për shfuqizimin e këtij vendimi dhe vazhdimin e hetimeve të mëtejshme rreth çështjes në fjalë.
Gjykata në vështrim të provave që administroi si edhe duke dëgjuar pretendimet e palëve vlerëson se kërkesa duhet rrezuar si e pabazuar ne  Ligj dhe ne prova.
Kështu u konstatua nga dosja penale e administruar nga kjo Gjykatë që i përket çështjes penale me objekt si në pjesën hyrëse të këtij vendimi se sipas kallëzuesit në datën 26.08.2015 grupi 03 i Antikondrabandës së D. P. Doganave ka ndaluar për kontroll tek pika e karburantit “ALPET” Vorë mjetin autobus 14+1 vendësh të markës “Mercedes Benz”dhe targë AA 550 EE. Nga kontrolli i plotë që është ushtruar në këtë automjet janë gjetur 34 (tridhjetë e katër) pako me duhan të grirë dhe të hapur të ambalazhuara në letër të bardhë pa asnjë emërtim ku secila pako peshonte 500 gram. Në total pesha e të gjitha pakove ishte 17 (shtatëmbëdhjetë) kg dhe gjithë sasia e duhanit ishte pa pullën e Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu janë gjetur edhe 25 mijë fije letër të vendosura në 5 (pesë) pako me 10 copë x 10 defterë x 50 fije. Këto mallra i përkisnin shtetasit Matosh Hajdari i cili udhëtonte si pasagjer në këtë autobus.
Për këtë konstatim nga Grupi 03 i Antikontrabandës tokësore është plotësuar Akt Kontrolli nr. 0007078, datë 26. 08. 2015.
Në lidhje me këtë fakt shtetasi Matosh Hajdari ka shpjeguar se duhanin e kishte marrë tek vëllai i tij që e prodhonte vetë me qëllim konsumi privat (për vete).
Ne funksion te kallëzimit penal te mësipërm, organi i prokurorisë duke arsyetuar siç do te analizohet me poshtë -ai organ- ka vendosur siç përcaktohet ne pjesën hyrëse te këtij vendimi.
Pikërisht një qëndrim te tille kjo Gjykate e gjen rezultat te një argumentimi ligjor te fakteve te parashtruara.
Ne nje konkluzion te tille Gjykata arrin duke konsideruar sa vijon:
Keshtu, sipas përmbajtjes se Nenit 172 te Kodit Penal “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, Ligjvenesi ne menyre te shprehur përcakton se “Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave që paguhet akcizë nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmagien nga detyrimet doganore dënohet …”.
Siç konstatohet nga sa sipër, që të ekzistojë kjo figurë krimi duhet që detyrimisht të ketë kontrabandë, pra lëvizje të mallrave nëpërmjet kufijve tokësore dhe në brendësi të zonave doganore.
Në rastin objekt shqyrtimi shtetasi Matosh Hajdari është kapur duke transportuar një sasi duhani pa pullë fiskale nga qyteti i Shkodrës për në qytetin e Fierit, veprim ky i cili nuk mund te quhet kontrabande ne vështrim te kritereve te vendosura nga Ligjvenesi ne dispozitën e sipërcituar.
Gjithashtu edhe per sa i takon veprës penale te “Prodhimit te kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar nga Neni 288/a i Kodit Penal Gjykata vlerëson se ne rastin ne gjykim kemi te bëjmë me nje produkt bujqësor te cilin Ligjvenesi nuk e përfshin ne dispoziten e sipercituar, duke permendur ne te vetëm produktet industriale apo edhe ushqimore. 
Duke analizuar sa siper Gjykata gjen te drejte konkluzionin e arritur nga organi i akuzes sipas te cilit ne rastin ne fjale materiali kallëzues nuk i plotëson kushtet për t’u regjistruar si proçedim penal pasi fakti i referuar në të nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
Per sa siper Gjykata  vlerëson se kerkesa duhet te rrezohet si e pa bazuar ne Ligj dhe ne prova”.

dh2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY