I ashpër është treguar në fjalën e tij, Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së. Fillimisht ai shprehu mosdakordësinë e tij për braktisjen e parlamentit nga opozita.
Më tej, ai u shpreh kundër deklaratës së kryeministrit Edi Rama.
“Pse na bënë të gjithë bashkëfajtorë. Nuk është faji ynë, je ti vetë që ke firmosur hyrjen e kriminelëve në Parlament. Kryeministri sillet me dy standarde. Ndryshe ju deklaron ndërkombëtarëve për kriminalizimin, dhe këtu thua që nuk ka të tillë dhe se kjo është thjesht kauz e dikujt. Nuk mund të shmangesh duke u fshehur pas gishtit. Jeni në hall të madh. Kjo qeveri ka dështuar. Keni humbur kauzën dhe besimin ën këto dy vjet e gjysmë. Erdhët me premtimin për Shqipërinë e punës, por dridhesh kur të kujton të papunët, premtove për Shqipërinë e mirëqenies, por nuk do të të kujtosh të varfrit. Dështuat edhe për zgjedhje të lira. Jeta politike e një vendi është aset i këtij vendi dhe jo monopol i ndonjë kryetari. Mos u verboni nga interesat e momentit, jeni në qorrsokak me tendenca totalitare të demonstruara. Rikthehuni në viti 2013, largohuni monologëve, vendi ka nevojë për reforma jo për fjalime e sofizma”, u shpreh midis të tjerave Vangjel Dule.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, ka reaguar nga vendi deputeti socialist Erion Brace.
“Brace, mos bëj si kone”, ju përgjigj Dule…
Replikat
Vangjel Dule: Brace mos bëj si kone.
Erion Brace: Nuk i kam thënë ndonjëherë qen këtij zotërisë. Në parlament kam folur para se zotëria të mësonte shqip. E paarsyeshme të fyejë e mashtrojë.
Edi Rama: Vangjel je një mik i mirë dhe përgjithësisht i vëmendshëm. Nuk kuptova pse ishe i pavëmendshëm ndaj fjalës sime. Nuk thashë jemi bashkëfajtorë, thash jemi kriminelë, të trajtuar si të tillë. Problemi madhor i shoqërisë sonë, nuk është dekriminalzimi, por kriminalizimi i kundërshtarit i çdo ideje, çdo përpjekje, çdo pune, kriminalizimi përmes fakteve të fabrikuara. Ja ku i ke këtu, të gjithë janë përbaltur… Nuk ju kam thënë partnerëve se Shqipëria ka problem kriminelët në Parlament, e kundërta është e vërtetë… Nuk ka asnjë kriminel në parlament. Po të ishte kështu unë i pari nuk do të pranoja të ulesha me ta në Parlament.
I ke humbur të gjitha Vangjel. Vangjel ta kam thënë miqësish, hajde bëhu pjesë e PS-së, ose e LSI-së, por nuk mund të dalësh të na tregosh pasqyrat e konet. Nuk mund ti thuash Erion Brace, “mos bëj konen në Shqipëri”, se është njëlloj të të thuash ty “mos bëj konen në Greqi”. Fole për të varfrit. Ata nuk janë mish për top e ambicieve politike. Bëhu pjesë e PS së do të bëjmë mik edhe me Shpëtim Idrizin.
Vangjel Dule: Miqtë janë të shtrenjtë, por e vërteta është më e shtrenjtë. E dimë se nacionalizmi, streha e fundit e kujt është. Nuk mund të fitoj zgjedhje kur përballë kam kryehajdutët e qeverisë. Më ftuat të bëhem anëtar i PS-së. Por unë jam anëtar, kryetar i një partie. Do pranoja të isha në PS-në e Nanos, Majkos, Metës, por jo në këtë parti socialiste, kështu siç e ke katandisur ti. Nuk po shihni si po transformoheni përditë.
Edi Rama: Nuk është kohë e humbur të merrem me ty. Do ti kërkoj Pandeliut të punojë e ta shohësh PS sic e the vetë dhe ti të bëhesh pjesë e saj për ta reformuar. Sinqerisht konsiderojë këtë ftesë. Për të vërtetën e shtrenjtë dhe miqtë e shtrenjtë që ke në PS, bëhu anëtar i saj…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/