Lutfi (Artan) Shabani, i njohur dhe si Ben Çami
Lutfi (Artan) Shabani, i njohur dhe si Ben Çami, i cili aktualisht është i arrestuar dhe ndodhet në burgun 313 në Tiranë, nën masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, është i kërkuar edhe nga organet e Drejtësisë Italiane, pasi është i dënuar në Itali me 10 vjet burgim, për veprën penale “Organizatë Kriminale për Trafikun e Lëndëve Narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Pohimi zyrtar vjen nga drejtoria vendore e Policisë së Durrësit.
Sipas të njëjtit pohim, mësohet se specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, më datë 09. 03. 2016, në ambientet e burgut 313 Tiranë, i kanë komunikuar të ndaluarit Lutfi Shabani, Urdhër-Arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, për veprën penale “Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikun e Lëndëve Narkotike“, parashikuar nga Kodi Penal Italian, pasi ky shtetas është i dënuar me 10 vjet burgim.
Lutfi Shabani, është arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës pasi më datë 26. 02. 2016, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë Kufitare në mjetin tip “MAN” kamion, me drejtues shtetasin Eldi Zahiri, 38 vjeç, banues në Durrës, (i arrestuar), u gjet dhe u sekuestrua rreth 574 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas ishte bashkëpunëtor në këtë trafik së bashku me drejtuesin e kamionit dhe një shtetas tjetër Janaq Koçeli të arrestuar po gjatë këtij operacioni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/