Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Super E Diela” në Gjermani, Merkel ende mbahet

13/03/2016
“Super E Diela” në Gjermani, Merkel ende mbahet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sondazhet pas mbylljes së kutive të votimit flasin për sukses të konsiderueshëm të Alternativa për Gjermaninë, AfD së djathtë në zgjedhjet në të tria landet, pavarësisht se ajo nuk ka fituar në asnjërin. CDU-ja e kancelares Merkel pësoi humbje në një njërin nga landet që qeveriste duke u zëvëndësuar nga Partia e Gjelbër.

Më shumë se 12 milionë gjermanë patë mundësi të votonin për të zgjedhur parlamentet në tri lande ndërkohë që kutitë e votimit u mbyllnë në orën 18.00 të pasites së sotme.

Saksoni- Anhalt

Në bazë të sondazheve (exit-polls) pas mbylljes së kutive të votimit, partia e djathtë Alternativa për Gjermaninë, AfD fitoi 23 përqind të votave në landin lindor të Saksoni- Anhaltit. Me këtë ajo u bë partia e dytë pas CDU-së në pushtet. CDU-ja arriti të marrë 29 përqind. Partia Socialdemokrate, SPD, mendon se rrëshkiti në rreth njëmbëdhjetë përqind, pas Partisë së Majtë, e cila mendohet se mori 17 përqind të votave.

Rajnland-Pfalc

Në Landin perëndimor të Rajnland-Pfalcit, SPD duket se do të vazhdojë të qendrojë edhe më tej në pushtet. Në bazë të sondazheve pas mbylljes së kutive të votimit, SPD besohet se ka marrë 37,5 përqind. Të Gjelbrit me vështirësi kanë arritur të kalojnë pragun e pesë përqindshit për të hyrë në parlament. Ndërsa AfD arriti të fitojë rreth njëmbëdhjetë përqind të votave.

Baden-Vyrttemberg

Në bazë të të dhënave të para nga Baden-Vyrtembergu, partia e Gjelbër ka arritur të fitojë rreth 32 përqind të votave, ndërsa CDU-ja, e cila e ka drejtuar landin deri në vitin 2011, pësoi një humbje të madhe votash prej 11 përqind, duke marrë 27,5 përqind. AfD arriti të marrë 12, 5 përqind në këtë land, duke arritur vendin e katërt pas SPD, e cila ra në 13 përqind, nga 23 përqind në 2011-ën.

E ashtuquajtura “Super-E Diela” u konsiderua edhe si një votim për politikën e dyerve të hapura të Merkelit ndaj refugjatëve. Vitin e kaluar në Gjermani erdhën më shumë se një milion refugjatë.

Kjo politikë ngjalli debate në opinionin publik gjerman dhe brenda CDU-së së Merkelit. Kancelarja vazhdoi t’i kundërshtojë masat si caktimi i një numri maksimal për refugjatët e rinj dhe ka mbështetur një plan për t’i shpërndarë refugjatët në 28 shtetet anëtare të BE.

AfD merr mbështetje

Partia populiste e djathtë, AfD bëri fushatë mbi bazën e një platforme kundër migrantëve. Ajo u përpoq të marrë mbështetje nga votuesit e zhgënjyer nga qëndrimi i Merkelit ndaj refugjatëve.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere u pati bërë thirrje votuesve të mos e mbështesin AfD. “AfD nuk ka koncept politik dhe as kompetencë për të gjetur zgjidhje” për problemet e Gjermanisë, i tha ai gazetës “Die Welt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

12/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.