Foto Ilustruese
Dy italianë të cilët rezultonin të zhdukur prej 24 orësh janë gjetur sot në Malin e Çikës në Himarë.
Mësohet se shtetasit Luis R., 25 vjeç dhe Piero A., 30 vjeç u gjetën në afërsi të Tërbaçit, shumë pranë vendit ku kishin humbur. Sakaq, bëhet e ditur se dy të rinjtë ishin bllokuar në një shteg pa mundësi lëvizjeje.
Operacioni për gjetjen dhe shpëtimin e dy të huajve u bë nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia Di Finanzan.
Njoftimi i Policisë
Policia iu vjen në ndihmë dy turistëve italianë të cilët kishin humbur rrugën në malin e Çikës, Himarë. Më datë 01. 04. 2016, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi se në një mal të Himarës, ndodhen 2 turistë, shtetas italianë (për piknik), të cilët kanë humbur rrugën e orientimit për t’u kthyer. Menjëherë, Shërbimet e Policisë së Vlorës janë organizuar për t’iu ardhur në ndihmë këtyre 2 turistëve, L. R., 26 vjeç, banues në Ankona-Itali dhe P. C., 31 vjeç, banues në Trevizio-Itali.
Mësohet se këta dy shtetas, janë nisur për piknik më datë 30. 04. 2016, në drejtim të Malit të Çikës, Himarë dhe ditën e djeshme kishin planifikuar të zbrisnin në fshatin Dhërmi, por në zbritje të malit ata kanë hasur në një terren të vështirë, duke ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë qëllim kanë kërkuar ndihmën e Policisë.
Për gjetjen e tyre janë angazhuar shërbimet e Policisë së Vlorës, shërbime të “Delta Forcë”, “Guarda di Finanza”, të cilët kanë bashkëpunuar duke kërkuar përgjatë natës së kaluar, në kushte të vështira mes errësirës dhe reshjeve të shiut dhe mungesës së kontaktit telefonik me këta 2 shtetas pasi iu ishin fikur telefonat, derisa ditën e sotme kanë bërë të mundur gjetjen e tyre në mal, ku kishin rrëshqitur për shkak të lagështirës në një shpellë rreth 70 m e thellë, dhe janë nxjerrë prej andej me ndihmën e litarëve, materiale me të cilat ishin pajisur këto shërbime për shpëtimin e tyre.
Sqarojmë se:
Turistët sapo kanë mbërritur në pikën më të afërt në Himarë, ku përpos shërbimeve të tjera po i priste edhe shërbimi mjekësor me autoambulancë, të cilët kanë vizituar 2 turistët. Ekipi mjekësor ka konstatuar se dy turistet ishin ne gjendje te mire shëndetësore dhe nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor. Turistët janë transportuar në drejtim të Vlorës me një automjet të Konsullatës Italiane.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/