Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shpella “përpin” dy turistë italianë në malin e Çikës

02/05/2016
Shpella “përpin” dy turistë italianë në malin e Çikës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Dy italianë të cilët rezultonin të zhdukur prej 24 orësh janë gjetur sot në Malin e Çikës në Himarë.
Mësohet se shtetasit Luis R., 25 vjeç dhe Piero A., 30 vjeç u gjetën në afërsi të Tërbaçit, shumë pranë  vendit ku kishin humbur. Sakaq, bëhet e ditur se dy të rinjtë ishin bllokuar në një shteg pa mundësi lëvizjeje.
Operacioni për gjetjen dhe shpëtimin e dy të huajve u bë nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia Di Finanzan.

Njoftimi i Policisë
Policia iu vjen në ndihmë dy turistëve italianë të cilët kishin humbur rrugën në malin e Çikës, Himarë. Më datë 01. 04. 2016, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi se në një mal të Himarës, ndodhen 2 turistë,  shtetas italianë (për piknik), të cilët kanë humbur rrugën e orientimit për t’u kthyer. Menjëherë, Shërbimet e Policisë së Vlorës janë organizuar për t’iu ardhur në ndihmë këtyre 2 turistëve, L. R., 26 vjeç, banues në Ankona-Itali dhe P. C., 31 vjeç, banues në Trevizio-Itali.
Mësohet se këta dy shtetas, janë nisur për piknik më datë 30. 04. 2016, në drejtim të Malit të Çikës, Himarë dhe ditën e djeshme kishin planifikuar të zbrisnin në fshatin Dhërmi, por në zbritje të malit ata kanë hasur në një terren të vështirë, duke ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë qëllim kanë kërkuar ndihmën e Policisë.
Për gjetjen e tyre janë angazhuar shërbimet e Policisë së Vlorës, shërbime të “Delta Forcë”, “Guarda di Finanza”, të cilët kanë bashkëpunuar duke kërkuar përgjatë natës së kaluar, në kushte të vështira mes errësirës dhe reshjeve të shiut dhe mungesës së kontaktit telefonik me këta 2 shtetas pasi iu ishin fikur telefonat, derisa ditën e sotme kanë bërë të mundur gjetjen e tyre në mal, ku kishin rrëshqitur për shkak të lagështirës në një shpellë rreth 70 m e thellë, dhe janë nxjerrë prej andej  me ndihmën e litarëve, materiale me të cilat ishin pajisur këto shërbime për shpëtimin e tyre.
Sqarojmë se:
Turistët sapo kanë mbërritur në pikën më të afërt në Himarë, ku përpos shërbimeve të tjera po i priste edhe shërbimi mjekësor me autoambulancë, të cilët kanë vizituar 2 turistët. Ekipi mjekësor ka konstatuar  se dy turistet ishin ne gjendje te mire shëndetësore dhe nuk  kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor. Turistët janë transportuar në drejtim të Vlorës me një automjet të Konsullatës Italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

07/09/2026
I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

07/09/2026
Matura shtetërore 2015, publikohen datat e provimeve

ChatGPT në shkolla, udhëzuesi i ri përcakton përdorimin e AI nga mësuesit dhe nxënësit

07/09/2026
PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

07/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

07/09/2026
I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

07/09/2026
Matura shtetërore 2015, publikohen datat e provimeve

ChatGPT në shkolla, udhëzuesi i ri përcakton përdorimin e AI nga mësuesit dhe nxënësit

07/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.