Tiranë, arrestohet superhajduti, në një muaj 7 vjedhje me thyerje

Tiranë, arrestohet superhajduti, në një muaj 7 vjedhje me thyerje

100
0
Shares

Foto Ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të dyshuar për një sërë vjedhjesh. Burime zyrtare të drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë nr. 2 kanë  bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Daniel Bushka, 25 vjeç, banues në Tiranë .
Ky shtetas në datë  02. 05. 2016 rreth orës 23:30 dyshohet se ka thyer xhamin e një banke të nivelit të dytë që ndodhet në rrugën “Abdyl Frashëri”, në  Tiranë.
Pas punës operative dhe procedurale të bërë nga ana e specialistëve të Komisariatit Nr. 2, është  arritur  të dokumentohet me prova ligjore dhe një sërë ngjarjesh të tjera kriminale.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të  “Shkatërrimit të pronës” dhe “Vjedhjes”, parashikuar nga Neni 150 dhe 134 i Kodit Penal.

Vjedhjet e dyshuara
1. Më datë  06.04.2016,në rrugën “Medar Shtylla”, ka  vjedhur banesën e  shtetases A. S.
2. Më datë 08.04.2016, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, ka vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit B. P.
3. Më datë 19.04.2016, në rrugën “Pjetër Bogdani”, ka tentuar të vjedhë me thyerje banesën e K. M.
4. Më datë 24.04.2016,  në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është vjedhur banesa e shtetasit E. Sh.
5. Më datë 26.04.2016, në rrugën “Sami Frashëri”, është vjedhur me thyerje, banesa e shtetasit Sh. D.
6. Më datë 27.04.2016, në rrugën “Irfan Tomini”,  është vjedhur banesa e shtetases D. K.
7. Më datë 02.05.2016, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka thyer xhamin e një banke të nivelit të dytë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY