Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E RRALLË/ Francë, policia në protestë

06/05/2016
E RRALLË/ Francë, policia në protestë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një protestë e rrallë, mbase unike, por që s’mund të vinte nga vend tjetër veç Francës, do të organizohet këtë muaj në vendin transalpin. Policia franceze do të dalë në protestë në të gjithë vendin kundër urrejtjes ndaj policisë.
Ky organizim policor vjen pas përleshjeve në demonstratat kundër reformave të punës, që sollën akuza për dhunë policore dhe nisjen e disa hetimeve për sjellje të gabuar nga agjentët.
Por, Sindikata e Policisë dhe disa grupe të tjera që përfaqësojnë oficerët, bënë thirrje për një demonstratë më 18 maj duke shtuar se janë të zemëruar nga fushata e papërgjegjshme për të përshkruar policët si njerëz të dhunshëm që rrahin verbërisht të rinjtë.
Qëkur nisën protestat dy muaj në parë kundër reformës së punës të planifikuar nga Presidenti François Hollande, tensioni mes policisë dhe protestuesve është shtuar ndjeshëm dhe ka degjeneruar edhe në dhunë.
Më shumë se 1 mijë njerëz janë arrestuar dhe mbi 300 agjentë policie dhe xhandarë janë plagosur gjatë demonstratave. Sipas ministrit të Brendshëm, Bernard Cazeneuve, gjatë një proteste të javës së shkuar, të rinj të maskuar sulmuan policinë me mjete rrethanore duke plagosur 24 oficerë, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Por, demonstruesit dhe sindikatat civile e kanë akuzuar policinë për taktika të dobëta dhe përdorim të tepruar të dhunës. Ata thonë se policët duhet të mbrojnë dhe të jo dhunojnë qytetarët, ndërsa kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund represionit policor.
Autoritetet policore thonë se agjentët të përballur me protestues të dhunshëm dhe me situatën e sigurisë së lartë në vend, kanë treguar përmbajtje shembullore dhe janë sjellë në mënyrë perfekte, pavarësisht se kanë qenë objektiv i një dhune të jashtëzakonshme.
Zyrtarë të policisë thanë se edhe nëse ka agjentë që kanë tejkaluar normat gjatë ushtrimit të detyrës ata do të ndëshkohen, por kjo nuk mund të justifikojë fushatën kombëtare që nxit urrejtjen ndaj policisë. /top channel/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Julia Emiri,  kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

Julia Emiri, kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

02/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

BKH arreston në Durrës Adi Çobo Bazholin, i kërkuar në kuadër të dosjes “Ura”

01/07/2026
Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

01/07/2026
DITA 32/ Protestuesit para Kryeministrisë, i sjellin bustin para zyrës

DITA 32/ Protestuesit para Kryeministrisë, i sjellin bustin para zyrës

01/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Julia Emiri,  kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

Julia Emiri, kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

02/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

BKH arreston në Durrës Adi Çobo Bazholin, i kërkuar në kuadër të dosjes “Ura”

01/07/2026
Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

01/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.