STATISTIKA/ Itali, të burgosurit shqiptarë renditen në vend të 3 për nga...

STATISTIKA/ Itali, të burgosurit shqiptarë renditen në vend të 3 për nga numri

83
0
Shares

Të burgosurit shqiptarë përbëjnë 13.7 % të të dënuarve me kombësi të huaj në burgjet italiane, duke u renditur në vendin e tretë për numër, pas atyre me kombësi marokene e rumune.
Ministria e Brendshme Italiane ka publikuar të dhënat e fundit mbi numrin e të burgosurve me kombësi të huaj në Itali.
Sipas statistikave 2478 shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet e Italisë, 2446 prej tyre janë meshkuj e 32 femra.
18.074 është numri i përgjithshëm i të burgosurve me kombësi të huaj që vuajnë dënimin në burgjet italiane. Numrin më të lartë të tyre e përbëjnë të burgosurit me origjinë nga Maroku me 17.1 % , në vend të dytë ata me origjinë rumune me 15. 8 % e pas tyre të burgosurit shqiptarë me 13,7 %.
Italia është një nga vendet europiane me numrin më të lartë të të dënuarve me kombësi të huaj. Ndër mbi 54 mijë të burgosur, 32 % e tyre janë me kombësi të huaj.
34,7 %, vuajnë dënimin për krime të lidhura me trafikun e drogës e 18 % për krimin e vrasjes.
Italia regjistron gjithashtu dhe përqindjen më të lartë të të burgosurve në pritje të dënimit të tyre përfundimtar me 31,7 % të tyre kundrejt 24,2 % që është media në vendet e Bashkimit Europian. /oranews/

tt1

tt2

tt3

tt4

tt5

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY