Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aktori serb: “Bëhuni njeri, zoti Ministër, uroje Fadil Vokrrin për pranimin në FIFA”

15/05/2016
Aktori serb: “Bëhuni njeri, zoti Ministër, uroje Fadil Vokrrin për pranimin në FIFA”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zoti Ministër,

njerëzit si ju në shkollën fillore dhe në fund i kemi quajtur spiunë të vegjël. Sa mirë do të ishte nëse Serbia do të votonte për anëtarësimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA. Sikur t’i kishte ndihmuar, si fqinji i parë. Sa rëndësi do të kishte kjo për rrjedhën e mëtutjeshëm të bisedimeve me Prishtinën. Sa do të shihej dëshira jonë e vërtetë dhe vullneti që ato bisedime t’i zhvillojmë sinqerisht.

Nuk ka fuqi në botë që mund t’ua ndalojë futbollistëve të Kosovës dhe fansave të tyre, të cilët e duan futbollin si ne, për të cilët jetë e vërtetë është gara me reprezentacionet e tjera, që të luajnë futboll me të gjitha reprezentacionet e botës.

Ata s’kanë uniforma ushtarake. Ata bartin fanella me numra, me mbiemrat e tyre. Dija, shkathtësia, kondicioni, ferplej, këto janë armët me të cilat disponojnë futbollistët e Kosovës.

Nuk mund të bëhet fjalë për «goditje të rëndë ndaj sportit» për shkak të interesave politike. Ju jeni djalë i ri. Sportist. E dini shumë mirë si ndihen futbollistët dhe sportistë e tjerë kur janë të mbyllur në qark në vendin e tyre. Kur s’mund të dalin nga oborri i tyre dhe nga livadhi i tyre. Kur s’mund t’u tregojnë edhe të tjerëve se janë futbollistë me cilësi të njëjtë në mos më të mirë se shumë të tjerë. Nuk do të ishte mirë që në këto kohë krizash për futbollin tonë të luajnë me ne. Ndoshta FIFA do pyeste veten nëse e kemi merituar të jemi anëtar i saj.

Edhe sportistët tanë kanë qenë të goditur nga sanksionet. E dinë si është ko. Ju thoni – nuk do të heqim dorë nga lufta! Cila luftë, zoti Ministër? Garën e sportistëve nganjëherë e quajmë «luftë», duke dashur që ashtu të tregojmë rivalitet të madh sportiv. Ðokovići zhvilloi një luftë të rëndë kundër Nadalit…

Do t’i padisni në gjykatë? Nëse vetë e keni sajuar këtë deklaratë, harrojeni sa më shpejt. Nëse keni marrë urdhër, refuzoni ta zbatoni. Jepni dorëheqje, që të mos e shkatërroni prestigjin tuaj sportiv, i cili nuk është i vogël.

Rezultati i votimit për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA është 141 me 23. Ju, si sportist e dini se kjo është humbje katastrofale e atyre që ishin kundër pranimit.

Fadil Vokrri erdhi në Partizan në vitin 1986, kur e braktisën Zdravko Varga dhe Dragan Mance, i aksidentuar tragjikisht. Si mesfushor Vokrri u bë lojtari i dashur i jugut të Partizanit. Në Partizan Vokrri kaloi tre stinorë të ligës së parë, ka luajtur 55 ndeshje të ligës së parë dhe ka dhënë 18 gola në ligën e parë. Për reprezentacionin e Jugosllavisë ka luajtur në periudhën 1984-1987. Ka luajtur dymbëdhjetë ndeshje me reprezentacionin dhe ka dhënë gjashtë gola. Sot Fadil Vokrri është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Urojani. Bëhuni njeri. Bëhuni sportist. Harrojeni funksionin e ministrit. Dikur s’do të jeni më. A do t’ju vijë turp për këtë deklaratë? Gjithçka varet nga ju. Sportistët janë njerëz të kuptimeve të tjera dhe të vlerave morale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.