Trupi i pajetë i një gruaje shqiptare është gjetur sot në shtëpinë e saj në Trikala të Greqisë.
Mediat greke bëjnë të ditur se gruaja është 64-vjeçe me origjinë shqiptare, me inicialet S.M. Mësohet se gruaja ka rreth 20 ditë që ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj. Këtë fakt e ka vërtetuar edhe gjendja e trupit të saj të dekompozuar.
Sipas mediave, ajo ishte nëna e një djali që ishte shpërngulur me studime në Itali dhe prej kohësh jetonte e vetme.
Kanë qenë fqinjët e saj që janë shqetësuar nga era e rëndë që po përhapej nga banesa e gruas dhe kanë lajmëruar autoritetet.
Policia ka filluar hetimet mëgjithëse të dhënat e para dëshmojnë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/