Qeveria ka vendosur sot, në mbledhjen e saj të radhës, shembjen e ndërtesave ekonomike dhe administrative në shoqërinë OST, sh. a., Ndërmarrjen e Prodhimit të Çeliqeve, Uzinën 12 & NI-CO, Uzinën e Plehrave Azotike, ndërmarrje në likuidim, dhe Kombinatin Energjetik, sh. a.
Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) ngarkohen subjektet e përmendura të kryejnë procedurat e ankandeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për asetet, të cilat, në përfundim të procesit, kanë vlerë ekonomike.
Ngarkohen subjektet e përmendura, të bëjnë reflektimet në regjistrat e pasurive të paluajtshme, për ndërtesat ekonomike që hiqen nga aktivet e bilanceve.
Ngarkohen subjektet e përmendura, për zbatimin e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/