Përgatiti Ruben Avxhiu
Tashmë që Donald Trump duket se do të jetë kandidati i padiskutueshëm i Partisë Republikane për President, në SHBA, bashkëshortja e tij e tretë, Melania Trump po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e medias.
Melania ka lindur në Slloveni, në vitin 1970, në një qytezë, në lindje të vendit, jo shumë larg kufirit me Kroacinë.
Babai i saj Viktor Knavs ka qenë anëtar i Lidhjes Komuniste Jugosllave, ndërsa nëna Amalija Ulcnik jo.
Tabloidi britanik “Daily Mail” ka krahasuar jetën luksoze që e rrethon sot si gruan e tretë të miliardierit Trump me fëmininë e saj në qytezën e vogël industriale: Sevnica, “një orë larg mes malesh nga kryeqyteti rajonal Ljubjana”. (Ljubjana është në fakt kryeqyteti i Sllovenisë).
Për këtë shndërrim në kushtet e jetës së saj, media është e prirur ta krahsojë Melaninë me Hirushen apo personazhe të tjera të përrallave me princër.
Sipas gazetës, vetëm 5% e sllovenëve ishin komunistë, anëtarë partie dhe ndonëse babai i saj nuk e përmendte këtë punë, të gjithë fqinjët dhe të afërmit e dinin.
Babai i Melanisë ishte shofer për drejtorin e fabrikës ku punonte edhe nëna e sj. Më vonë, hapi një garazh të tijin ku shiste pjesë këmbimi për makine dhe motoçikleta.
Melania dhe motra e saj nuk u pagëzuan në kishë sepse ndoqën pikëpamjet ateiste të babait komunist. Për këtë arsye ato munguan në ditën kur shokët dhe shoqet e brezit të tyre morën kungimin e parë.
Kjo mungesë ran ë sy të kushërinjve të tyre katolikë.
Babai i Melanisë ishte në fakt nga një fshat i vogël rreth 15 milje më larg nga qyteza dhe ruante lidhje në sajë të anëtarësisë në parti për të gjetur ushqime dhe mallra që familjet e tjera nuk i gjenin dot.
Të njohur të tyre e paraqesin Viktorin si njeri praktik më shumë se sa një komunist fanatik. Pra aim und të ketë hyrë në parti thjesht për të rregulluar jetën e tij dhe të familjes.
Qysh në moshë të re, Melania ishte e vendosur që të bëhej modele. Madje edhe vizatonte modele veshjesh duke treguar prirje për stiliste.
Ndiqte kurse për këtë punë, gjente revista mode dhe kishe shije për veshje.
Shoqet e përshkrujnë si një vajzë shumë ambicioze. Ishte e vendosur të zhvendosej në Ljubjanë dhe pastaj jashtë shtetit.
Një nxënëse shumë e mirë, ajo fitoi edhe konkursin për të hyrë në shkollën e arkitekturës në kryqytet, përpara se të linte gjithshka për jetën si modele.
Një shkrim i botuar më parë nga gazetarja Julia Ioffe kishte zbuluar se babai i Melanisë kishte një djalë me ish-të dashurën e tij, por të cilin nuk e njihte. Ish-e-dashura ishte përpjekur që t’i lidhte, pro Viktor Knav refuzon që të pranojë se ai është djali i tij.
Melania Trump nuk e ka takuar kurrë të vëllain nga babai dhe u nervozua shumë kur gazetarja amerikane e lindur në ish-Bashkimin Sovietik e zbuloi në shkrimin e saj. “Familja ime meriton privatësinë”, u ankua ajo. Por si kandidate për Zonjë e Parë e ardhshme e Amerikës, vështirë se do të ketë më privatësi për familjen e saj. Njerëzit janë shumë kuriozë.
Familja e saj ka luajtur një rol vendimtar në përparimin e saj në jetë. Që nga fillimi ia kanë mbështetur dëshirën dhe ambicjen për të hyrë në botën e modës.
Me paratë e fituara nga tregëtia gjysëmilegale Viktori arriti të merrte me qira një apartament në Ljubjanë që ishte gjë e rallë për sllovenët e asaj kohe. Kjo u dha mundësinë vajzave që të ndjekin shkollën teknike në kryeqytet.
Melania ishte 17-vjeç kur fotografi slloven për modën, Stane Jerko e vuri re në një konkurs për modele dhe e pyeti nëse mund t’i bënte disa fotografi.
Ky portofol fotografish, në cilin ajo është ende e turpshme ehutuar dhe jo shumë e sofistikuar është botuar tani për herë të parë nga Daily Mail dhe dy-tre foto mund t’i shihni edhe këtu.
Këto foto ishin një hap i parë në një karrierë të gjatë. Ato qenë të para që i hapën derën dhe Melania tregoi guxim dhe ambicje. Ajo e dinte që Sllovenia e vogël nuk ofronte shumë për modelet. Prandaj u zhvendos në Milano, një lloj kryeqyteti i modës europiane. Që aty pastaj në New York, me agjentin e saj, italianin Paolo Zampolli.
Ky ishte një mjeshtër i shumë punëve. Një ndër to ishte aftësia e tij për të organizuar mbrëmje ku pasanikët në New York City takoheshin me modele bukuroshe. Në një prej tyre Melania takoi Donald Trump.
Julia Ioffe tregon për periudhën plot dilema të asaj kohe për Melaninë. Me kalimin e moshës shanset e saj për më shumë sukses në botën e modës po zvogëloheshin.
Lidhja me Donald Trump njëfarësoj erdhi në kohën e duhur.
Në takimin e tyre të parë ai kishte ardhur me një grua tjetër aty. Dy herë i divorcuar, një plejboj i famëkeq në qytet, miliardierit i la menjëherë mbresa Melania.
Po ndonëse ia dha numrin e telefonit, ajo ishte e ftohtë ndaj tij. Një shok i dhomës, me të cilin jetonte në atë kohë, tregon se pas gjashtë muajsh shoqërim, ajo u nda nga Donald Trump se nuk ia duronte dot sjelljen. Mirëpo, tashmë ia kishte fituar zemrën, njeriut që në atë kohë ishte thjesht një nga pronarët më të mëdhenj të ndërtesave në New York.
Sot, Donald Trump duket më i lumtur se kurrë në familjen e tij. Pas dy divorceve duket se ka gjetur te Melania gruan që preferon.
Kanë një fëmijë, Barronin, për të cilin Melania kujdeset vetë, duke mos pranuar të marrë një dado. Melania bën jetën e saj. Nuk ka mani të shpenzojë shumë dhe merret me linjën e saj të dizanjimit. U bënë tashmë 20 vjet bashkë.
E pyetur për sekretin e martesës së sukesshme, ajo thotë shkurt, me humor: “Banjo të ndara”.
Prindërit e saj gjithashtu bëjnë një jetë normale. Jetojnë po në atë shtëpi që kanë blerë në 1984. Babai lëviz me një Mercedes të vjetër por të shtrenjtë që e ka blerë vetë kohë më parë. Pas lindjes së nipit kanë shpenzuar më shumë kohë në SHBA për ta ndihmuar e për t’i qenë pranë.
Viktorit i hapet shumë muhabeti me Donald Trump por nuk besoj se ai do të zgjidhet president, në SHBA.
Julia Ioffe shkruante se njerëzit habiten sesa shumë që ngjajnë me njëri-tjetrin si nga natyra ashtu edhe nga pamja, Donaldi dhe Viktori.
Duke folur me një shok Viktori thuhet se ka thënë: Trump nuk do të fitojë. Nuk ka shanse. Për të kjo është thjeshtë “show business”.
Një fqinj slloven kishte thënë për ta: “Të dy vajzat i kishin shumë të bukura, por Amalja, mamaja e tyre, ishte më e bukura në familje. Atë duhej të kishte marrë për grua Donald Trump”.
Njerëzit në Sevnica janë krenarë me Melanian dhe thonë se zgjedhja e Trump si president do ta bëjë qytezën të famshme. Donald dhe Melania kanë dhuruar 30,000 dollarë për dy makina për spitalin lokal.
Por Melania nuk e ka çuar asnjëherë burrin e saj në qytezën e lindjes. Në vizitën e vetme të tyre në Slloveninë qendruan vetëm pranë Liqenit Blatt, një pikë e famshme turistike në vend..
Shumë është shkruar edhe për faktin se Melania e ktheu mbiemrin nga Knav në Knaus dhe disa sllovenë u ankuan se ka dashur të hiqet si gjermane. Në një intervistë me një television slloven ajo kishte kërkuar të fliste në anglisht duke pretenduar se e kishte harruar sllovenishten. Kjo i ka irrituar disa njerëz.
E megjithatë, të gjitha mund t’ia falin nëse bëhet Zonja e Parë e Amerikës.
“Po u bë mesiguri do ta shtyjë të shoqin të bëjë diçka të mirë për Slloveninë”, këmbëngulin optimistët e përjetshëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/