Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ankohet politikani belg: Na janë katandisur burgjet si të Shqipërisë

23/05/2016
Ankohet politikani belg: Na janë katandisur burgjet si të Shqipërisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas Britanisë së Madhe, edhe politikanët belgë po përdorin Shqipërinë për të ilustruar argumentet e tyre me shembuj negativë. Është fjala për gardianët e burgjeve, të cilët prej tre javësh janë hedhur në grevë e protesta, për të kërkuar rritje pagash dhe reduktim të orëve të tejzgjatura të punës, aporton ABC News. Protesta precipitoi në akte dhunë javën e kaluar, kur protestuesit mësynë në zyrat e ministrisë belge të drejtësisë, duke vandalizuar ambientet e brendshme.
Për këtë situatë reagoi edhe kreu i Aleancës së re flamande, partisë më të madhe në Belgjikë, Bart de Wever. Njëherësh edhe kryetar i bashkisë së Antverpit, Vever kritikoi ashpër aktet vandale të gardianëve dhe tha se sistemi i burgjeve në vend është tejet i vjetruar, duke e krahasuar atë me Shqipërinë.
“Ka vetëm një vend veç Belgjikës, ku gardianët e burgjeve mund të zhvillojnë grevë pa afat. Dhe ky vend është Shqipëria”, u shpreh Bart De Wever, Kryetar i Aleancës së re Flamande.
Nisur nga kjo, Wever tha se në Belgjikë, shërbimi në agjenci të rëndësishme për sigurinë ka rënë në nivele minimale.
Greva e gardianëve ka pezulluar punën në burgjet e të gjithë vendit. Për të mos lejuar shpërthimin e burgjeve dhe daljen e të burgosurve, qeveria urdhëroi ushtrinë t’i marrë ato nën kontroll. 
Por kjo nuk është hera e parë që Shqipëria dhe shqiptarët përdoren si një shembull i keq nga politikanët europianë. Gjatë javëve të fundit, politikanët britanikë e kanë përfshirë Shqipërinë në debatet e tyre për referendumin për daljen ose jo të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Ka qenë ministri britanik i drejtësisë, Majkëll Gove ai që në mbrojtje të tezës së daljes nga unioni, ka argumentuar se me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të shtohet kriminaliteti në vendin e tij. Në përpjesëtim me numrin e emigrantëve në vend, shqiptarët kanë edhe shifrat më të larta të të burgosurve në Britaninë e Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.