Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Itali, shqiptari tenton të vrasë gruan dhe djemtë, “çarmatoset” nga policia

30/05/2016
Itali, shqiptari tenton të vrasë gruan dhe djemtë, “çarmatoset” nga policia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 35-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane për dhunë në familje ndaj gruas dhe dy fëmijëve të mitur, si edhe për tentativë vrasje dhe kërcënim ndaj efektivëve të policisë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës kur policia morri njoftimin nga fqinjët e familjes se po ndodhte një sherr në banesë. Policia ka nisur menjëherë negociatat me shqiptarin duke i thënë të arsyetojë dhe të mos lëndojë familjarët e tij. Por 35-vjeçari është kundërpërgjigjur duke kërcënuar agjentët me një thikë të madhe kuzhine, e madje duke tentuar disa herë t’i godasë ata.
Ndërkohë, gruaja një 33-vjeçare me origjinë italiane, dhe dy fëmijët e vegjël, është fshehur në tualet, duke shkaktuar një reagim të dhunshëm dhe të çmendur të bashkëshortit të saj, i cili i armatosur me një thikë dhe çekiç, ka hyrë në dhomë dhe ka tentuar ta vrasë gruan. Duke parë rrezikun për jetën e gruas dhe të fëmijëve, policia ka hyrë në banesë nga dera e përparme e shtëpisë e më tej nga dritarja e banjës. Policia ka neutralizuar menjëherë shqiptarin duke i hequr armën e ftohtë.
Sipas mediave italiane, për të neutralizuar situatën kanë ndërhyrë edhe patrulla të tjera shtetërore të policisë, forcat zjarrfikëse, policia shkencore dhe karabinierët. Ata kanë bërë negociata të gjata me shqiptarin i cili përpiqej të dëmtonte familjen e tij, gruan dhe dy djemtë e mitur.
Gruaja dhe fëmijët u vunë menjëherë nën kujdesin e mjekëve, pasi kishin kaluar në gjendje shoku. Për fat të mirë asnjë nga familja nuk mbeti i lënduar. Vetëm disa policisë që ndërhynë për të neutralizuar 35-vjeçarin u plagosën lehtë. Nga hetimet rezultoi se shqiptari kishte precedentë të mëparshëm penal.
hanxhar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Julia Emiri,  kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

Julia Emiri, kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

02/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

BKH arreston në Durrës Adi Çobo Bazholin, i kërkuar në kuadër të dosjes “Ura”

01/07/2026
Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

01/07/2026
DITA 32/ Protestuesit para Kryeministrisë, i sjellin bustin para zyrës

DITA 32/ Protestuesit para Kryeministrisë, i sjellin bustin para zyrës

01/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Julia Emiri,  kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

Julia Emiri, kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

02/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

BKH arreston në Durrës Adi Çobo Bazholin, i kërkuar në kuadër të dosjes “Ura”

01/07/2026
Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

01/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.