Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRAFIKËT & TABELAT/ Indeksi i Biznesit i Dhomës Amerikane bie me 4.83 pikë përqindje

01/06/2016
GRAFIKËT & TABELAT/ Indeksi i Biznesit i Dhomës Amerikane bie me 4.83 pikë përqindje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gati 90 % e treguesve të matur në indeksin e Dhomës Amerikanë kanë shënuar përkeqësim. Problemet kryesore mbeten niveli i përgjigjëm i taksave, monopoli dhe konkurrenca e pandershme dhe burokracia e qeverisë. Përkeqësohen ndjeshëm marrëdhëniet me autoritetet tatimore e doganore…

Treguesi i Indeksit të Besimit të Dhomës Amerikane (ABI) për vitin 2015 ka shënuar një rënie të ndjeshme me 4.83 pikë përqindjeje, duke zbritur nga 42.77 në 37.94 pikë. Kjo është hera e parë që ky indeks shënon rënie, që nga 2012-a, që është viti i parë kur u mat ky indeks. Për 2016-n pritet një përmirësim i lehtë në 40.61, por që mbetet gjithsesi nën nivelin e vitit 2014, kur ky tregues ka regjistruar nivelin më të lartë.
Indeksi mat elementët e rëndësishëm të tilla si politikat e qeverisë, nivelin e taksave, korrupsionin, informalitetin, zbatimin e ligjit dhe gjithashtu elementë lidhur me performancën e bizneseve dhe ekonomisë shqiptare.
Më shumë se 65% e anëtarëve të Dhomës Amerikane e kanë perceptuar klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme, ose shumë të pafavorshme, 5.2% e kanë konsideruar klimën si pozitive dhe 29.1% si neutral.
Tre shqetësimet kryesore të raportuar nga të anketuarit për vitin 2015 ishin “niveli i përgjithshëm i taksave të zbatuara” (26.89), “Monopoli dhe konkurrenca e pandershme” (27.8), “Burokracia e qeverisë” (28.17).
scan-4Perceptimi për nivelin e përgjithshëm të taksave të zbatuara është ulur gjatë vitit 2015. Rreth 70% e të anketuarve e konsiderojnë nivelin e përgjithshëm të taksave të zbatuara si të pafavorshëm ose shumë të pafavorshëm për bizneset, 26.5% e perceptojnë si neutral, ndërsa 3.8% si të favorshëm ose shumë të favorshëm. Ky është treguesi që ka shënuar dhe rënien më të madhe, nga 34.13 pikë në 2014-n në 26.89 në 2015-n.
Anëtarët e Dhomës Amerikane kanë perceptuar një përkeqësim të trendit të ekonomisë në 2015-n (31.44), krahasuar me 2014 (40.14). Ata presin që rritja ekonomike të ndryshojë sërish trend në 2016-n.
Nga 27 tregues që mat indeksi, vetëm 3 rezultojnë në përmirësim “rregulli dhe siguria në vend”, “niveli i ekonomisë informale” dhe ndryshimi total në punësim. Në indeksin e vitit 2014, niveli i ekonomisë informale kishte qenë shqetësimi kryesor, ndërsa në indeksin e këtij viti, ai është problemi i katërt më i madh.

Përkeqësohen ndjeshëm marrëdhëniet me tatimet e doganat

scan-2Marrëdhëniet me autoritetet doganore kanë pasur pikësimin më të lartë në indeksin e vitit 2014. Por në atë të 2015-n, ky tregues ka shënuar rënien më të fortë, duke zbritur nga 64.9 në 53.79. E njëjta tendencë është dhe për marrëdhëniet e biznesit me autoritetet tatimore, që kanë rënë nga 58.89 në 49.81.
Këto janë dhe dy treguesit që kanë shënuar rënien më të madhe në indeksin e vitit 2015.
Rënie kanë shënuar edhe tregues që më parë kishin pikët më të larta, si furnizimi me energji (që gjithsesi mbetet shqetësimi më i ulët i bizneseve), infrastruktura, marrëdhëniet me qeverinë lokale, me gjykatën, me ministritë etj.
Vëzhgimi bëhet ekskluzivisht me anëtarët e Dhomës Amerikane, të cilëve u kërkohet opinion lidhur me ambientin e biznesit në Shqipëri gjatë vitit të kaluar (2015) dhe pritshmëritë për vitin aktual (2016). Ai u zhvillua on-line gjatë muajit shkurt 2016. Nga 137 anëtarë dhanë përgjigje 128 prej tyre.

“Monitor”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026
VIDEO/ Policia e Duabit paiset me super-makina

Kapet në Dubai Bujar Sefa, mbolli me jeshile fshatra në Krujë

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.