Tryeza e partive parlamentare për të bërë përpjekje për të dalë nga kriza politike ku është përfshirë vendi, ka nisur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Tryeza është thirrur nga dy parti opozitare, ajo Republikane e drejtuar nga Fatmir Mediu dhe Agrare e drejtuar nga Agron Duka.
Të pranishëm në këtë tryezë janë: kreu i PS-së Edi Rama, i PD-së Lulzim Basha, i LSI-së Petrit Vasili, i PDIU-së Shpëtim Idrizi, zv/kryetarja e LIBRA Mimoza Hafizi, kreu i Demokristianëve Nard Ndoka, i LZHK-së Dash Shehi dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/