Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ka sjellë në jetë këtë të hënë djalin e tyre të dytë.
Sipas informacioneve, Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka dhënë leje Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim, që të vizitojë foshnjën e porsalindur në maternitet.
Veliaj mbahet në paraburgim që prej shkurtit të vitit 2025. Ai është dërguar për gjykim nga SPAK për disa vepra penale, mes tyre shpërdorim detyre, korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Në dosjen hetimore janë përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe disa biznesmenë dhe subjekte të tjera.
Çifti Veliaj-Xoxa janë prindër edhe të një djali tjetër, i lindur në vitin 2018.




