Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ditmir Bushati i bie me gomë skenarit të Ramës për protestën: As Iran, as algoritëm

21/06/2026
SKANDAL/ Marrëdhëniet me OSBE-në dhe dy shkeljet e ministrit Bushati
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fjalimit të një dite më parë ia atribuoi algoritmeve përmasat që kanë marrë protestat politike që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Reagimi i Bushatit vjen pas protestës së fundit qytetare në Tiranë, e cilësuar si më masivja deri më tani, gjatë së cilës protestuesit rrethuan në mënyrë paqësore godinën e Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati thekson se lëvizja qytetare nuk është produkt i algoritmeve apo i ndikimeve të huaja, por shprehje e pakënaqësisë së qytetarëve ndaj mënyrës së qeverisjes.

“Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë”, shkruan Bushati.

Më tej, ish-ministri socialist shprehet se zhvillimet e ditëve të fundit tregojnë se ideja e një “Shqipërie të Re” po shndërrohet në një realitet të pashmangshëm.

“Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi”, përfundon ai.

Deklarata e Bushatit vjen në një moment kur brenda Partisë Socialiste po shtohen zërat që flasin për nevojën e reformimit të partisë dhe të një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”. Më herët gjatë ditës, edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, publikoi një mesazh në rrjetet sociale, ku ritheksoi idenë e një “Shqipërie të Re” dhe nevojën që Partia Socialiste të vetëpastrohet, të bëhet më demokratike dhe më meritokratike. Reagimet e saj erdhën një ditë pasi Rama ironizoi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së zërat brenda partisë që promovojnë këtë koncept.

Po ndodh

SKANDAL/ Marrëdhëniet me OSBE-në dhe dy shkeljet e ministrit Bushati

Ditmir Bushati i bie me gomë skenarit të Ramës për protestën: As Iran, as algoritëm

21/06/2026
Reagimi i Spiropalit ndaj Ramës: Do ta kemi marrëveshjen e re për Shqipërinë

Reagimi i Spiropalit ndaj Ramës: Do ta kemi marrëveshjen e re për Shqipërinë

21/06/2026
EMRI/ Kapet në Ksamil një anëtar i bandave në Elbasan

EMRI/ Kapet në Ksamil një anëtar i bandave në Elbasan

21/06/2026
Ministria e Jashtme reagon për incidenton me flamurin e Izraelit

Ministria e Jashtme reagon për incidenton me flamurin e Izraelit

21/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 22/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në pritje të dorëheqjes së Ramës

DITA 22/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në pritje të dorëheqjes së Ramës

21/06/2026
SKANDAL/ Marrëdhëniet me OSBE-në dhe dy shkeljet e ministrit Bushati

Ditmir Bushati i bie me gomë skenarit të Ramës për protestën: As Iran, as algoritëm

21/06/2026
Reagimi i Spiropalit ndaj Ramës: Do ta kemi marrëveshjen e re për Shqipërinë

Reagimi i Spiropalit ndaj Ramës: Do ta kemi marrëveshjen e re për Shqipërinë

21/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.