Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Dr. Valbona Emini, Doktor i shkencave gjuhësore

Jam thellësisht e tronditur nga ngjarja e ndodhur në Durrës. Shteti duhet të kthejë sytë te fëmijët në çdo vendim që merr kryesisht për shkollat, shëndetësinë, sigurinë, dhe hapësirat publike ku fëmijët duhet të argëtohen. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të edukuar, më të shëndetshme, të lumtur dhe të sigurt njëkohësisht.

Ndërkohë policia duhet t’i trajtojë me seriozitet ankesat e qytetarëve, duhet të marrë masa konkrete dhe të ndëshkojë këdo që shkel rregullat e qarkullimit rrugor dhe ligjin.

Fatkeqësisht ne jemi kthyer në një shoqëri indiferente dhe një shoqëri indiferente ndaj fëmijëve është një shoqëri që vret të ardhmen. Ne, të gjithë bashkë në përditshmërinë tonë nuk po mendojmë vërtet dhe si duhet për fëmijët.

Ne jemi indiferentë kur shkojmë të blejmë (por edhe kur ndërtojmë) një apartament dhe nuk vlerësojmë nëse ka apo jo mjedis të përbashkët ku fëmijët mund të luajnë të sigurt. Çfarë ndodh nëse në masë do të refuzohej blerja e aprtamenteve pa këtë standard? Jam e sigurt që projektuesit do të bënin mrekullira për fëmijët tanë. Duke i blerë apartamentet që nuk ofrojnë asgjë për fëmijët ne u tregojmë projektuesve se është në rregull të vazhdohet kështu.

Ne i gëzohemi shtrimit të rrugëve me asfalt por nuk i trembemi mosvendosjes së pengesave për ulje shpejtësie në zona të banuara. Nuk reagojmë, por mjaftohemi me faktin që i mësojmë fëmijët si të tregohen të kujdesshëm kur dalin në rrugë, pa llogaritur pakujdesinë e tjetrit.

Ne jemi indiferentë edhe me shkollat në përgjithësi, sepse kemi pranuar të bëhemi pjesë e një sistemi me orare pune 8:00 – 16:30 (shpesh edhe më vonë) dhe orare shkolle 8:00 me 13:00 (shpesh edhe më herët). Pastaj kemi gjetur alternativa passhkolle (në banesa e hyrje pallatesh të etiketuara si institucione) dhe ndërkohë që ne jemi në orare pune fëmijët ngelën pasagjerë fugonash sa andej-këndej mes rreziqesh e pasigurish të tjera në rrugë. Por ata sërish i përshtaten ritmit tonë.

Shpesh ne jemi indiferentë edhe kur përballemi me njerëz të papërgjegjshëm dhe i injorojmë situatat duke i etiketuar si të çmendur, të dehur, të droguar, ‘adoleshent kalama’ e nuk merremi me ta, por fatkeqësisht e sjell rasti që ata të merren me fëmijët tanë. Po aq indiferencë ka edhe nga institucionet që pasi bëhen ankesa nuk dënojnë por japin shanse të dyta, të treta e kush e di sesa.

Këto janë disa nga arsyet pse sot shohim fëmijë që nuk duan të dalin por të luajnë në shtëpi me lojëra kryesisht elektronike, por edhe nëse dalin shpesh i shohim të qendrojnë ulur me prindërit në kafene si fëmijë të rritur para kohe, e kur provojnë të bëjnë ndonjë lojë të shkurtër mes shokësh në trotuare, mes ndonjë makine të parkuar keq a biznesi që ka zënë hapësira, pikërisht atëherë ndodh tragjedia.

Fëmijët i janë përshtatur me sa kanë mundur ritmit tonë dhe këtij tranzicioni tinëzar por ata janë tepër të brishtë për të përballuar gjithë marrëzinë tonë.

Faji është i yni!

Pushoni mes engjëjsh fëmijë të vegjël me ëndrra të mëdha 🙏

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.