Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha për akuzat se është në marrëveshje me Ramën: Pse Rama sponsorizon këtë propogandë

25/04/2026
Berisha për akuzat se është në marrëveshje me Ramën: Pse Rama sponsorizon këtë propogandë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj akuzave se ai ka një marrëveshje politike me kryeministrin Edi Rama, duke i cilësuar këto si propagandë që synon të rehabilitojë figurën e kreut të qeverisë.

Në një komunikim me ndjekësit në rrjete sociale, Berisha u pyet për zërat që qarkullojnë në media dhe studio televizive lidhur me një marrëveshje të fshehtë mes tij dhe Ramës.

ARGUMENTI/

Sali Berisha: Tani, çfarë është thelbi i kësaj propagande? Në aspekt është një logjikë primitive, sipas të cilës, domethënë, Edi Rama, Edi Rama arrestoi Sali Berishën, po nuk e ka arrestuar. Sipas të cilës, Edi Rama, ndonëse loboi me të gjitha paratë e tij për sanksionimin e Sali Berishës, por nuk e ka bërë këtë. Çfarë ndodh? Pse kjo propagandë? Duan të përmirësojnë figurën e nxirë të Edi Ramës. Duan të krahasojnë të pakrahasueshmet. Një, është e vërtetë kjo, po unë ka kohë që kam, ju kam thënë shqiptarëve se mafia më e rrezikshme në Shqipëri, më e rrezikshme se ajo e kokainës, është mafia e fjalës së lirë. Dhe këtë mafie e ka në dorë Edi Rama. Tani që Edi Rama është damkosur publikisht para shqiptarëve dhe botës, tani thonë që edhe Berisha është një lloj si Rama. Në një kohë kur nuk japin dot një argument, një fakt të vetëm, që mund të krahasohen këta dy persona. Një fakt të vetëm. Një, të vetëm. Në asgjë dhe në asnjë fakt. I vetmi fakt është se Edi Rama nuk e mposht dot Sali Berishën. U përpoq me të gjitha mënyrat, ta arkivonte politikisht, u përpoq me atentate fizike, u përpoq me çdo mënyrë, dështoi dhe do të dështojë. Dhe ata të cilët bëjnë këtë, këtë, këtë krahasim, duan të mirësojnë sadopak figurën e nxirë të Edi Ramës. Unë ju pyes ju, më thoni ju mua, qoftë dhe një fakt ku mund të krahasohemi. Kam 35 vite në politikë. Jetoj në një apartament 125 metër katror. Edi Rama jeton në një vilë me themele më të gjata se çdo ndërtesë qeveritare sot dhe se vila e Enver Hoxhës. Po i marrim pak gjërat. Bashkëshortja ime ka qenë mjeke. Ka 20 vite që punon në fushën e autizmit pa asnjë shpërblim. Nuk u bë kurrë anëtare bordesh, as e bankave, as e sipërmarrjeve gjatë gjithë periudhës sime në pushtet. Fëmijët e mi u vetuan dhe u stërvetuan, nuk u gjet asnjë shkelje ligji. Nuk ka asnjë vendim që unë të kem bërë kurrë me emër të një të afërmi apo familjarit tim, siç ka Edi Rama për vëllaun e vet. A mund të bëhet fjalë, nuk bëhet fjalë kurrë që unë të kem pritur kryesorë, klanet, përfaqësues të klaneve kryesore të drogës në botë, siç i ka pritur dhe përcjellë Edi Rama. Nuk bëhet fjalë kurrë, kurrë dhe s’po më gjesh t’i biesh Shqipërisë kryq e tërthor, të gjesh qoftë dhe një vepër publike të projektuar, të financuar nga qeveria e mëparshme që të mos ekzistojë, të mos i gjendet nami as nishani, siç është djegësi i Tiranës, impianti i ujërave të zeza të Tiranës.
Janë ndërtuar rrugë me çmim më të ulëta sesa çmimet në rajon, sepse ashtu duhet të ishin dhe s’kanë lëvizur asnjëherë.
Janë ndërtuar rrugë nga Edi Rama me çmime të dhjetëfishta në krahasim me çmimet në rajon dhe që të gjitha janë shembur.
E kupton se çfarë absurditeti është ajo? Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është si të krahasosh gjysmën e ndritshme të hënës me gjysmën që nxin gjithmonë, të saj.
Pra, është thjesht një mafie e fjalës së lirë, e cila përdoret tani për të për të zbardhur sadopak figurën e Edi Ramës duke e krahasuar me Sali Berishën.
Por e vërteta është që nuk ka gjë më të pakrahasueshme mbi tokë sesa ato dy persona.a.b

Po ndodh

Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Ndryshime në burgjet e Fushë-Krujës dhe Durrësit, emërohen drejtorët e rinj

25/04/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Ilir Meta kërkon transmetim live të procesit gjyqësor në GJKKO

25/04/2026
Berisha për akuzat se është në marrëveshje me Ramën: Pse Rama sponsorizon këtë propogandë

Berisha për akuzat se është në marrëveshje me Ramën: Pse Rama sponsorizon këtë propogandë

25/04/2026
Berisha: Spiropalin e hoqi Balluku,nuk mbrojti aferën në takimet ndërkombëtare

Berisha: Spiropalin e hoqi Balluku,nuk mbrojti aferën në takimet ndërkombëtare

25/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Ndryshime në burgjet e Fushë-Krujës dhe Durrësit, emërohen drejtorët e rinj

25/04/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Ilir Meta kërkon transmetim live të procesit gjyqësor në GJKKO

25/04/2026
Berisha për akuzat se është në marrëveshje me Ramën: Pse Rama sponsorizon këtë propogandë

Berisha për akuzat se është në marrëveshje me Ramën: Pse Rama sponsorizon këtë propogandë

25/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.