Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

02/04/2026
Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë 14 në Tiranë këtë 2 prill, u ndal te disa nga çështjet që sipas tij shqetësojnë qytetarët, mes tyre procesi i legalizimeve, pensionet dhe integrimi europian.

Rama bëri të ditur se deri më tani janë realizuar rreth 300 mijë legalizime në të gjithë vendin, ndërsa shtoi se procesi vijon ende për rastet që plotësojnë kriteret ligjore.

Sipas tij, ka edhe ndërtime që nuk mund të legalizohen, pasi janë ngritur në zona ku ligji nuk e lejon, si mbi kolektorë, mbi rrugë apo në hapësira të tjera publike.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se një nga problemet që kërkon zgjidhje është fakti që disa qytetarë presin prej shumë vitesh për legalizimin e banesave të tyre, ndërsa të tjerë që kanë aplikuar më vonë e kanë përfituar më shpejt këtë proces.

“Janë bërë rreth 300 mijë legalizime në total. Ka ende për t’u bërë, por ka edhe raste që nuk bëhen dot sepse janë ndërtuar mbi kolektorë, mbi rrugë apo në zona të tjera problematike. Ajo që më shqetëson është pse dikush që pret që nga viti 2010 duhet të presë ende, ndërsa dikush që ka aplikuar në 2018 e merr më shpejt. Do të krijojmë një sistem me kritere të qarta sipas viteve të aplikimit”, tha Rama.

Ai shtoi se një nga hapat për të përshpejtuar proceset është digjitalizimi i plotë i hartave në Kadastër, i cili sipas tij do të përfundojë brenda vitit 2027, duke e bërë më të lehtë administrimin e pronave dhe procedurat për qytetarët.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te pensionet, duke theksuar se rritja e tyre do të vijojë në të ardhmen, pasi sipas tij ekonomia e vendit është në rritje dhe krijon më shumë mundësi financiare.

Kryeministri foli edhe për integrimin europian, duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Europian do t’u sjellë përfitime të drejtpërdrejta qytetarëve shqiptarë, si më shumë mundësi për punësim në vendet e BE-së dhe akses më të lehtë në universitetet europiane.

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

02/04/2026
Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

02/04/2026
Himarë/ 35-vjeçari mban peng prindërit dhe i kërcënon me thikë, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

Himarë/ 35-vjeçari mban peng prindërit dhe i kërcënon me thikë, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.