Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, hakerat kanë marrë emailet e deputetëve

10/03/2026
Rama refuzoi interpelancën, por deputetët e opozitës i lënë targën në cdo tavolinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Administrata e Kuvendit të Shqipërisë është përballur ditën e sotme me një sulm kibernetik që ka prekur sistemin e brendshëm IT të institucionit. Burime bëjnë me dije se që prej orëve të para të mëngjesit, administrata dhe deputetët nuk kanë pasur akses në kompjuterët e tyre dhe në adresat zyrtare të postës elektronike.

Problemi është konstatuar në sistemin e komunikimit elektronik të Kuvendit, ndërsa specialistët e teknologjisë së informacionit kanë nisur menjëherë verifikimet për të kuptuar shkallën e ndërhyrjes dhe dëmet e mundshme.

Ndërkohë, grupi i njohur i hakerave “Homeland Justice” ka reaguar në rrjetin social Telegram, duke pretenduar se ka arritur të depërtojë në postën elektronike të Kuvendit dhe se posedon komunikimet e deputetëve shqiptarë gjatë muajve të fundit.

Në një postim të publikuar në Telegram, grupi shkruan se ka në dorë bisedat dhe korrespondencën e anëtarëve të Kuvendit.

“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më pranë jush sesa mendoni. A i strehuat vërtet ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në mesazhin e publikuar prej tyre, duke lënë të kuptohet se mund të publikohen materiale të tjera.

Pas situatës së krijuar, mësohet se është mbledhur me urgjencë Komiteti i Sigurisë Kibernetike për të analizuar sulmin dhe për të koordinuar reagimin institucional. Autoritetet po punojnë për të verifikuar nëse ka pasur rrjedhje të të dhënave dhe sa e gjerë mund të jetë përmasa e ndërhyrjes në sistem. a.b

Po ndodh

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026
Rama refuzoi interpelancën, por deputetët e opozitës i lënë targën në cdo tavolinë

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, hakerat kanë marrë emailet e deputetëve

10/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

Bardhi: Prova për Ballukun, mijëra mesazhe të ministres për tenderat

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026
Rama refuzoi interpelancën, por deputetët e opozitës i lënë targën në cdo tavolinë

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, hakerat kanë marrë emailet e deputetëve

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.