Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

07/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka zbardhur vrasjen e Gentian Qarri, e ndodhur pesë vite më parë në Vlorë, duke lëshuar 7 urdhër-arreste për persona të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas burimeve, të paktën dy prej masave janë ekzekutuar brenda burgut, pasi personat ndodheshin të arrestuar për çështje të tjera. Ndër personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste janë edhe Ines Hajrullar dhe Ervis Hajrulla.

Këta të fundit kanë qenë më herët objektiv i një atentati të dështuar disa vite më parë, kur Amarildo Nikolli, personi që dyshohej se do të kryente vrasjen me porosi të Leonard Luzi, u arrestua para se të realizonte planin.

Vrasja e Gentian Qarri ndodhi mbrëmjen e 6 shkurtit 2021 në Vlorë. Autorët mbërritën në vendngjarje me një automjet tip “Toyota Yaris” dhe qëlluan drejt tij rreth 20 herë, ku 6 plumba e goditën në trup, duke i shkaktuar vdekjen. Qarri ishte kthyer në Vlorë rreth tre vite para ngjarjes, pasi kishte vuajtur një dënim me 11 vite burg në Itali për trafik droge.

Hetimet që çuan në goditjen e grupit të lidhur me Ines Hajrulla janë mbështetur kryesisht në të dhënat e përftuara nga aplikacioni i koduar Sky ECC. Operacioni vijon ende dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht se sa prej masave të sigurisë janë ekzekutuar deri tani.

Mes urdhër-arresteve të firmosura nga SPAK është edhe ai ndaj Flodian Plaku, i njohur me nofkën “Poli Qorre”, i cili ndodhet aktualisht në burg. Ai dyshohet si vrasës me pagesë dhe është arrestuar në gusht të vitit 2025 për përfshirjen në eliminimin e Gentjan Bejtja. a.b

Po ndodh

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026
Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

07/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

07/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026
Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

07/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.