Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm
Share on FacebookShare on Whatsapp


Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme u zhvillua sot ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga Zv.Kryeministrja dhe ish-Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, tek Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

Në fjalën e saj, Koçiu u shpreh se ky moment shënon një ndërrim stafetash me emocion, duke theksuar se rikthimi i ministrit Lamallari në krye të Ministrisë përbën “një kthim në shtëpi”, duke qenë se ai vjen nga një eksperiencë e gjatë dhe e rëndësishme në këtë institucion.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin me stafin e Ministrisë dhe theksoi se drejtimi i MPB-së ka qenë një nder dhe përgjegjësi e veçantë. Koçiu nënvizoi reformat e nisura gjatë mandatit të saj, përfshirë riorganizimin e aparatit të Ministrisë, avancimin e projekteve në Illyrian Guard, IdentiTek, Agjencinë e Pasurive të Konfiskuara dhe të Sekuestruara, si dhe proceset e rëndësishme që lidhen me IKMT, Prefekturat dhe Policinë Bashkiake. Po ashtu, ajo përmendi rëndësinë e sfidave përpara Policisë së Shtetit, mes të cilave përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm dhe riorganizimi i strukturave të saj.

“Jam e sigurt se stafi dhe ekipi profesional i Ministrisë do të vijojnë të çojnë përpara punët e nisura. I uroj sukses ministrit Lamallari dhe secilit prej jush në përmbushjen e misionit të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve,” u shpreh Koçiu.

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, falënderoi Zv.kryeministren Koçiu për punën dhe kontributin e saj, duke e vlerësuar si një drejtim dinjitoz dhe profesional të MPB-së gjatë këtyre muajve.

“Rikthehem në shtëpi dhe gjej një ekip me të cilin ndaj vlera dhe përvojë të përbashkët. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe një nder i posaçëm. Do të vijojmë të çojmë përpara punët e mira të nisura dhe të forcojmë misionin tonë në shërbim të qytetarëve, për më shumë siguri, rend dhe integritet institucional,” deklaroi ministri Lamallari.

Ai falënderoi Kryeministrin për besimin e dhënë dhe theksoi angazhimin për të garantuar standarde të larta profesionale në Policinë e Shtetit dhe në të gjitha institucionet e varësisë.

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.