Një operacion i Policisë së Tiranës, i koduar “Kontrata”, ka çuar në ekzekutimin e masave të sigurisë për pesë persona të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, ndërsa është vendosur edhe sekuestro preventive mbi një sipërfaqe toke në fshatin Mëzez.
Në kuadër të këtij operacioni është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për Devis Bakalli, 45 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Ndërsa për Imer Cela, 59 vjeç, është vendosur masa “arrest në shtëpi” për të njëjtën vepër penale.
Po ashtu, gjykata ka vendosur masën “pezullim nga ushtrimi i detyrës publike” për tre punonjës të Agjencia Shtetërore e Kadastrës: Blenar Sakaj, 49 vjeç, Florian Zela, 35 vjeç dhe Thanas Leku, 41 vjeç, të akuzuar për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.
Sipas hetimeve, dyshohet se Devis Bakalli dhe Imer Cela kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke prej 2350 metrash katrorë në fshatin Mëzez, pronë e një shtetasi tjetër, përmes falsifikimit të dokumenteve dhe në bashkëpunim me tre punonjësit e Kadastrës.
Për këtë pronë, Gjykata ka vendosur sekuestro preventive, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve. a.b




