Gjykata ka dënuar ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, me 6 vite burg për veprat penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikimit, në lidhje me çështjen e koncesionit të sterilizimit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar për të është ulur në 4 vite heqje lirie.
Po ashtu, biznesmeni Ilir Rrapaj është dënuar me 6 vite burg për të njëjtën çështje, dënim i cili është ulur në 4 vite për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar.
Në përfundim të vendimit, Gjykata i ka shpallur të dy të pafajshëm për akuzën e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. Vendimi i plotë dhe i arsyetuar pritet të zbardhet në ditët në vijim, ndërsa palët kanë të drejtën e ankimimit në instancat më të larta gjyqësore.
DËNIMET/ Klodian Rrjepaj – 6 vite burg, me ulje 4 vite burg.
Ilir Rrapaj – 6 vite burg, me ulje 4 vite burg.
Marsela Sejranaj – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, lirohet nga arresti në shtëpi.
Saimir Kadiu – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, lirohet nga arresti në shtëpi.
Petref Mersini – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, dënimi pezullohet, 24 muaj shërbim prove.
Arben Gjata – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, dënimi pezullohet, 24 muaj shërbim prove.
Gent Burazeri – 1 vit e 6 muaj, me ulje 1 vit, punë në interes publik.
Naile Ajazi – 1 vit e 6 muaj, me ulje 1 vit, 2 vite shërbim prove.



