Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së zhdukjes së një sasie vere në pronësi të biznesmenit Ergys Agasi, duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme.
Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ka vlerësuar se veprimet e dyshuara janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, çka e bën rastin kompetencë të Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim kushëriri i biznesmenit, Eno Agasi, i cili dyshohet për përfshirje në skemën e zhdukjes së mallit.
Sipas burimeve, moskompetenca është shpallur që javën e kaluar, ndërsa çështja tashmë është regjistruar në SPAK dhe do të ndiqet nga prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.
Hetimet pritet të fokusohen në dokumentimin e plotë të skemës së dyshuar kriminale, si dhe në identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë çështje.



